HILTON HAP HOTELIN E PARË NË SHQIPËRI

 

Hapet në Tiranë, hoteli i standardeve ndërkombëtare “Hilton Garden Inn Tirana”. Ndërsa prenotimet e para kanë filluar tashmë, mes mysafirëve të parë të ftuar nga drejtuesit e hotelit ishin një grup gazetarësh. Ata u njohën me ambientet, stafin dhe standardin ne shërbimit të Hilton.

Hoteli i parë në Shqipëri i “Hilton”, është pjesë e markës së vlerësuar me disa çmime, Hilton Garden Inn, iu bashkua listës së 62 hoteleve të hapura në të gjithë Europën.

I pozicionuar në Bulevardin “Gjergj Fishta”, hoteli është i vendosur vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve, duke ofruar qasje të lehtë tek kompanitë e biznesit dhe atraksionet e vendit. Në vitin 2017, Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 5 milionë vizitorë dhe vizitorët e huaj në Shqipëri arritën numër rekord . Me lulëzimin e turizmit, Hilton Garden Inn Tirana u ofron udhëtarëve në Shqipëri mikpritjen e markës së mirënjohur. Të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat.

“Jemi të lumtur që kemi sjellë përvojën e Hilton Garden Inn në Tiranë”, tha Michael Walker, Menaxher i Përgjithshëm. “Me dhomat e tij të rehatshme, gamën e gjerë të opsioneve për ushqimin dhe hapësirat për takime dhe evente, Hilton Garden Inn Tirana synon të bëhet zgjedhja e preferuar për vizitorët në qytet.”

Walker priti një grup gazetarësh, pikërisht në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.  Salla me emrin e saj na u prezantua, përkrah shumë ambienteve të tjera miqësore, si bari, restoranti, qendra e fitnesit, sallat e eventeve dhe takimeve të biznesit, si dhe disa dhoma të ndryshme, pjesë e mbi 140 dhomave të hotelit.

Hoteli kushtoi 19 milionë € për t’u ndërtuar dhe marrëveshja për menaxhimin e tij u nëshkrua në vitin 2014 midis Hilton dhe investitorit z. Ali Selmani. Hapja e hotelit zgjeron ndikimin global të Hilton në më shumë se 106 vende dhe territore.

Për të marrë përfitime të menjëhershme duke përfshirë çmimin më të ulët në dispozicion në internet, kontrollin dixhital, Wi-Fi falas dhe për të përfituar pikë për Hilton Honors për netë falas, të ftuarit inkurajohen t’i bashkohen Hilton Honors®.

TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA

o Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.

o Pothuajse 1200 metra katrorë hapësirë për evente me pajisje moderne A/V dhe dritë natyrale

o Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.

o Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

DHOMAT

o 143 dhoma të rehatshme, duke përfshirë 2 dhoma të përshtatshme për persona me aftësi të kufizuara dhe 9 suita.

o Televizor HD 40 inç, hapësirë e sigurtë për vendosjen e laptopit, frigorifer i vogël dhe makineri për kafe/çaj në çdo dhomë.

RESTORANTI & TË TJERA

o Restorani “Olive Tree” ofron ushqime nga kuzhina tradicionale dhe lokale

o Bar Lounge me tarracë të jashtme.

o Dyqani ofron për mysafirët një varietet artikujsh.

o Qendër fitnesi e hapur 24/7.

EVENTE BIZNESI

o Afërisht 1200 metra katrorë hapësirë për evente, duke përfshirë 4 salla për mbledhje, 2 salla për argëtim, të gjitha me ndriçim natyral.

o Qendër biznesi e hapur 24/7 që ofron varietet produktesh dhe shërbimesh.

o Dyqani ofron për mysafirët një varietet artikujsh.

o Wi-Fi falas.

Për informacione të mëtejshme rreth hotelit, kontaktoni [email protected]

Për të shkarkuar imazhe dhe video dhe për më shumë informacion, vizitoni Hilton Garden Inn Media Center. 

Për më shumë foto, klikoni këtu.

Rreth Hilton Garden Inn

Marka Hilton Garden Inn, e cila është vlerësuar me disa çmime, ofron hapësirë për bizneset dhe për argëtim, por me çmime të përballueshme dhe pajisje moderne për një qëndrim të rehatshëm. Hilton Garden Inn Promise afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat. Kjo është e garantuar. Anëtarët e stafit në gati 790 hotele në 38 vende të botës, sigurojnë që udhëtarët e sotëm, të cilët janë shumë të zënë të kenë një eksperiencë të mirë dhe të kënaqshme, duke filluar që nga Përshëndetja e parë. Si një udhëheqës i njohur i F&B, Hilton Garden Inn shërben ushqime dhe pije lokale në restorantet e tij Full Service, duke përfshirë gjithçka që nga mëngjesi i gatuar në vend, kokteile artizanale dhe pjatat më në trend. Anëtarët e Hilton Honors, të cilët do të rezervojnë direkt përmes kanaleve të preferuara Hilton, kanë qasje në përfitime të menjëhershme.

Për më shumë informacion rreth Hilton Garden Inn, vizitoni www.hgi.com ose newsroom.hilton.com/hgi, si dhe ndiqni në  FacebookTwitter, YouTube dhe Instagram.

Rreth Hilton

Hilton (NYSE: HLT) është një kompani udhëheqëse globale për mikpritjen, me një portofol prej 14 markash të klasit botëror që përfshin më shumë se 5,400 prona me rreth 880,000 dhoma, në 106 vende dhe territore. Hilton është i përkushtuar për të përmbushur misionin e saj për të qenë kompania më mikpritëse në botë duke siguruar përvoja të jashtëzakonshme – çdo hoteli, çdo mysafiri, çdo herë. Portofoli i kompanisë përfshin Hilton Hotels & Resorts, Waldorf Astoria Hotels & Resorts, Conrad Hotels & Resorts, Canopy by Hilton, Curio Collection by Hilton, DoubleTree by Hilton, Tapestry Collection by Hilton, Embassy Suites by Hilton, Hilton Garden Inn, Hampton by Hilton, Tru by Hilton, Homewood Suites by Hilton, Home2 Suites by Hilton dhe Hilton Grand Vacations. Kompania gjithashtu menaxhon një program besnikërie për klientët Hilton Honors. Anëtarët e Hilton Honors, të cilët rezervojnë direkt përmes kanaleve të preferuara të Hilton, kanë qasje në përfitime të menjëhershme, duke përfshirë një mënyrë fleksibël pagesash, që u lejon anëtarëve të zgjedhin saktësisht sa pikë duan të kthejnë në para, zbritje të veçanta që nuk gjenden askund tjetër dhe Wi-Fi falas.