Hiqni kilet e teperta vetem per 4 jave
Per mengjes konsumoni proteina, veze sipas mundesive. Per zemer, perime me levozhge te forte, apofruta. Per dreke nje pjese mishi dhe mjaft perime dhe sallate.
Per darke konsumoni jogurt apo ndonje frute dhe percillni planin kater-javor te humbjes ne peshe.
 
Java1. Percillni cfare konsumoni
Do te ishte me rendesi qe per fillim te percillni ushqimin qe konsumoni. Mendoni se mbani mend gjithcka, por kur ta shkruani secilin ushqim do te mund te befasoheshit se sa shume ushqime te teperta konsumoni per cdo dite. Edhe vete ju mund t’i fotografoni artikujt dhe t’i shikoni me pas.
 
Java 2. Konsumoni ushqim te shendetshem
Kontrolloni gjithe kuzhinen dhe spastrojeni. Te gjitha embelsirat, pijet e gazuara dhe ushqimet e grimcuara me shume kalori mund t’ia dhuroni dikujt apo t’i hidhni. Me pas mbusheni frigoriferin me ushqim te shendetshem. Perimet kane pak kalori dhe shume proteina dhe fibra, keshtu qe jane burim i shkelqyeshem.
 
Java 3. Mendojeni planin e ushtrimeve
Eshte e veshtire te humbni ne peshe nese mbeshteteni vetem ne diete. Ne fakt, per te humbur nje kilogram te indit dhjamor, duhet te krijoni nje deficit te kalorive (te shpenzoni me shume kalori se sa konsumoni) prej 3.500 kalorive. Kjo do te thote 500 kalori me pak ne dite, e kjo me e lehta per t’u arritur eshte permes kombinimit te ushtrimeve dhe ushqimit te pasur me perime dhe proteina pa yndyre. Nese tashme keni filluar me 30 minuta aktivitet mesatar, pese here ne jave, shtoni edhe dhjete minuta. Zbuloni ushtrimet ne te cilat kenaqeni – me lehte do te motivoheni.
 
Java 4. Permiresoni strategjine
Ndryshimet qe keni aplikuar ne tri javet e para me siguri se rezultatet mund te verehen. Ndoshta do te vereni se shprehite ushqimore jane me te shendetshme. Kete jave konsumoni edhe me shume perime, ato qe jane te pasura me shume uje dhe fibra e proteina.