‘Hirushja’ Leicester City. Kur te vegjelit mposhtin te medhate

Lidhur me artikullin:

Pastaj ndodh ajo qe nuk pritet, bien poshte te gjitha teoremat, zbulohen rregullat e reja dhe historia ngjyroset me lavdi! Jane rastet kur iluzioni arrin realitetin dhe endrrat konkretizohen. Eshte Leicester i Claudio Ranieri qe kryeson kampionatin anglez. Kush do ta kishte imagjinuar ndonjehere?

Ka ndodhur edhe here te tjera ne historine e futbollit, thuajse kudo ne Europe e Ameriken e Jugut ku i vogli behet i madh dhe te gjithe te tjeret qe jane asnjanes bejne tifo per te. Ne kampionatin italian, duke u nisur nga pas lufta dhe deri me sot ekipet qe kane fituar titullin jashte çdo parashikimi kane qene: Fiorentina, Bologna, Cagliari, Verona dhe e fundit ne radhe Sampdoria e Bagnoli, Boskov, Vialli dhe Mancini.

Rasti i Portugalise eshte me emblematiku. Qe nga viti 1946 dhe deri me sot kampionati eshte fituar nga tre skuadra, Porto, Benfica dhe Sporting Lisbone. Hera e vetme qe ka triumfuar nje ekip tjeter ka qene Boavista ne vitin 2001. Ne Spanje, do te mbahen mend sukseset e Sociadad ne vitin 1981 dhe Deportivos ne vitin 2000, ndersa Atletico Madrid dhe Valencia ka qene te vetmet ne epoken e futbollit modern qe kane thyer hegjemone e Real dhe Barcelona.

“Hirushet” e Frances jane Auxerre, Lens dhe Montpellier. Suksesi i Auxerre ne vitin 1996 me shume se i nje ekipi ishte i nje trajneri, Guy Roux, i cili per 44 vjet qendroi trajner i skuadres, pavaresisht nga mundesite financiare te klubit. Ne vitin sezonin para boterorit 1997-98 ishte Lens qe shtangu te gjithe, kurse kater vjet me pare, ne sezonin e pare te Parisit milioner ishte Montpellier, qe i shpall kampion me 25 golat e shenuar nga Olivier Giroud. Per faj te tij Carlo Ancelotti e nisi me humbje aventuren te PSG.

Ne vitin 1998, Kaiserslautern i drejtuar nga Otto Rehhagel, fitoi titullin kampion, pavaresisht se kishte ardhur nga katergoria e dyte. Nje sukses i jashtezakonshem ashtu si ai i Wolfsburg me Magath ne stol, ne vitin 2009 me 28 gola qe shenuar nga Grafite dhe 26 nga Dzeko. Duke u kthyer ne Angli, skuadrat qe mund te krahasohen me Leicester jane: Ipswich Town (1962), Nottingham Forest (1978), Blackburn (1995). Edhe ne keto raste, i vogli mposhti te medhate. A do t’ia dale edhe Leicester City?