Historia 2300-vjeçare e shqiptareve te Afganistanit

Ekzistencen e ilireve ne rajonin e madh gjeografik te Hindokines, ne Qafiristan (sot Nuristan), nje vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe pikerisht ne ate zone ku para disa kohesh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi nje dokumentar te titulluar “Horizonte te humbura” (Lost Horizons).

Me pas, ne maj 1983, ne gazeten “Lidhja” te Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Iliret ne Afganistan”. Te njejten gje ka bere ne librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili deshmon kohen e vendosjes se ilireve ne ate vend te larget.

Hipoteza me e qendrueshme, pasardhes te ushtrise se Aleksandrit

Historia e hulumtuar deri me sot tregon se keta jane pasardhesit e 6000 luftetareve ilire te larguar nga shteti i tyre pas vrasjes se mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para eres sone. Ata ngelen andej sepse per shkak te largesise nuk mund te ktheheshin ne atdhe. U vendosen ne ate rajon, ku u detyruan te martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndersa grate flisnin gjuhen tjeter. Tani kjo gjuhe perseri quhet burrashka, por eshte e perzjere dhe nuk shkruhet.

Gjuha, shume fjale jane rudimente te shqipes

Karakteristikat e banoreve te Hundezes jane te ndryshme nga ato te pakistanezeve, ata jetojne gjate, jane shtatlarte dhe kane floke geshtenje, bejne dhe pijne vere si askush tjeter nga zonat dhe rajoni ku jetojne. Lugina ku jetojne quhet ne ditet e sotme Hundeza (Hunde e vogel) dhe me te vertete kjo fushe mbyllet me nje hundez midis dy maleve qe e rrethojne. Nje tjeter vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali perballe quhet Torabora (Tu ra bore). Nje mal tjeter ngjitur me luginen eshte i mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasin me kalimin e kohes. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshte). Edhe pse vendi eshte malor, ai eshte shume pjellor ne prodhimin e zarzavateve, frutave e dritherave te ndryshme, si per shembull: patate, bizele, kastraveca, grure, miser, elb, kajsi, dardhe, molle, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj, qe nuk para i kultivojne vendesit. Banoret jane bujq (ar-beres) te shkelqyer dhe kane krijuar nje sistem mahnites e madheshtor taracash dhe vaditjeje per to. Kanalet kullues, qe lidhin dhe ushqejne tarracat me uje quhen Kulluse. Njerezit jane shume mikprites dhe ndihmues te njeri tjetrit. Kryetari i Hundzes e ka titullin Mir (Me i miri). Festa me e madhe eshte Viti i Ri diellor (ashtu si pellazget, arbereshet), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie me 21 mars. Hundezaket jane shume te ndryshem ne krahasim me pakistanezet me lekure te erret apo me afganet, taxhikistanett e kinezet. Hundezaket jane te bardhe dhe me molleza te kuqe. Shumica e 50 mije hundezakeve kane sy blu, te gjelber ose boje hiri dhe floke qe kalojne nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa femije kane edhe floke te kuq.

Lart ne male eshte nje fis i madh qe quhet Kalash dhe ngjashmeria e tyre me paraardhesit evropiane te le me goje hapur. Perendite e Kalasheve kryesohen nga perendia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashet skalisin ne portat e tyre edhe nje gje qe shpreh origjinen e tyre te lashte ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brire dhije (edhe Skenderbeu dy brire dhije kishte ne perkrenare). Nje lule te eger me ngjyre te verdhe, qe femijet e mbledhin ne mal apo fushe e quajne Bisha. Burrat veshin pantallona te bardha qe i quajne Shalevare (shale te varura), ndersa grate bluzen e tyre e quajne Kamishe (qe vishet ne misht).

Vallet e hundezakeve shoqerohen nga daullet, fyejt apo pipezat dhe valltaret kercejne te kapur dore me dore ne forme rrethi. Nje valle popullore e rendesishme eshte Vallja e Shpatave, qe kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura Kamarbunde. Banoret e Hundezes dhe Baltezes e dine origjinen e tyre te lashte qe kane qene ushtare te Aleksandrit te Madh. Ata e lidhin origjinen e tyre me Greqine, e cila ka patur me shume kontakt me ta dhe nuk kane shume dijeni per Shqiperine, gjuhen e se ciles flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnje kembe shqiptari, pavaresisht se ka njemije e nje arsye per te shkelur e per t’u ngulur mire.

Konkluzionet e nje dijetari

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy here Hundezen dhe ka nxjerre keto konkluzione: Vendbanimi i ilireve eshte aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, ne pjesen e Pakistanit. Lugina ku ata jetojne sot quhet Hundeza (Hunde e vogel). Kjo fushe mbyllet me nje hundez, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Nje vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundezes eshte 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin iliret me pas u quajt Kafiristan (te pafete, qafiret), sot e quajne Nuristan.. Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhe e burrave) dhe e pashkruar

Pasardhesit e ilireve reaguan ndaj futjes se fese myslimane. Pijne vere te perziere me uje, si paraardhesit e tyre. Numri i tyre eshte 50 mije. Jane te gjate, te bardhe, me molleza te kuqe. Shumica e tyre kane sy blu, te gjelber ose boje hiri, me floke geshtenje, qe kalojne nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Jetojne shume vjet, pine shume uje qe rrjedh nga akullnajat, pine çaj me rreshire shkembi (qe e quajne shelli-re). Nuk pine kafe. Jane 99% vegjetariane.

Aleksandri i Madh i Maqedonise

Aleksandri i Madh i Maqedonise lindi ne Pela te Maqedonise ne vitin 356 p.e.r. Prinderit e tij ishin mbreti i Maqedonise Filipi II dhe nena e tij princesha e Epirit, Olimpia. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol te rendesishem ne formimin e karakterit, qe ne hapat e para te jetes se tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe menyra e arsimimit, e ema dhe i ati i tij u kujdesuan qe prane Aleksandrit te qendronin njerez me nivel te larte arsimor, njeri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Aleksandri i Maqedonise fliste nje gjuhe qe nuk e kuptonin autoret antike, qe ishte ilirishtja.

Ne 340 p.e.r. pas vdekjes se te atit, Filipit II, i biri ne moshen 32-vjeçare u ngjit ne fron per te vazhduar taditen mbreterore. Aleksandri perfundoi bashkimin e te gjithe qytet-shteteve greke te kohes dhe pushtoi pjesen me te madhe te botes se atehereshme (Azise se Vogel, Persise, Egjiptit) duke arritur deri ne Indi.

Gjuha e Aleksandrit, shqipja

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja; Shqipja e Lekes se Madh, e te atit te tij, Filipit te Makedhonise. Ishte ajo gjuha qe nuk e kuptonin autoret antike, te cilet nga meria ekspansioniste e quanin shqipen e vjeter edhe gjuhe barbare (“Aleksandri i Madh fliste nje gjuhe, qe nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekes se Madh, e percjelle gjate pushtimeve te tij ne Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjerman, ne rrafshin trekontinental afriko-azio-europian.