Historia e pijes Uiski. Diferencat ndermjet Whisky dhe Whiskey

Me 1 qershor te vitit 1495 eshte dokumentuar se pikerisht kete dite u distilua per here te pare ‘Scotch Whisky’ (uiski skocez) nga pastori John Kor.

Ne gjuhen gaelik ‘usku’; anglisht ‘whisky’, do te thote ‘uje jete’.

Sot Whisky prodhohet ne shume vende te botes, por qe nje ‘uiski’ te quhet ‘scotch whisky’ ai duhet te jete prodhuar ne Skoci ose nga skoceze (scotch).

1

Pak histori

Sipas Winston Churchillit, kryeminister i Anglise gjate Luftes se Dyte Boterore, jetegjatesia kishte dy sekrete, madje tre: “Asnje çike sport, vetem uiski dhe puro”.

Ai vete praktikisht, nje perdorues i rregullt i te dyjave, vdiq ne moshen 90-vjeçare.

Por veçorite e supozuara te uiskit si eliksir i jetegjatesise ishin te njohura prej shekujsh aq sausquebaugh, siç e quanin banoret e lashte te ishujve britanike (dhe prej ku buron emri uiski) konsiderohej ilaç. Dhe vetem shume me vone u shnderrua ne nje pije te thjeshte.

Perpara se te perfundoje ne banaket e bareve, uji i jetes i prodhuar keshtu eshte perdorur gjate si ilaç.

E keshillonte mjeku gjerman Hieronymus Brunschwig, tek libri i tij “Liber de arti distillandi”. Dhe tek “Kronikat e Anglise, Skocise dhe Irlandes” te autorit Raphael Holinshed (1529-1580) thuhet se nje sasi e caktuar nga ky eliksir “ndriçon mendjen” dhe “i ben mendimet me te shpejte”.

Veç te tjerash perdorej per anestezi dhe si antibiotik dhe thuhej se zbuste simptomat e dhimbjeve te barkut, paralizes dhe madje edhe lise.

2

Çfare duhet te dini

Eshte padyshim pija me e preferuar e koktejeve, mbremjeve mondane me miqte dhe neteve te gjata pa gjume. Mund te perdoret ne shume menyra, por mund te shijohet vetem ne nje te tille: me pak copa akulli brenda dhe me nje cigare ne dore.

Uiski, i quajtur ndryshe uji i jetes, eshte nje distilat qe prodhohet nga drithera te llojeve te ndryshme. Bota e madhe e tyre mund te ndahet te pakten ne dy grupe te medha, ku ne te parin hyn uiski skocez, si per shembull “Glen Grant” apo “Jameson”, dhe uiski amerikan e kanadez si “Jack Daniel‘s” apo “Ballantines”. I pari, duke nisur qe nga shekulli i 15-te, perfitohet nga distilimi i elbit te maltuar apo nga perzierja e dritherave te ndryshme. Uiski skocez mund te dale ne shitje pas tre vjetesh, nderkohe qe koha optimale eshte 5 vjet.

Koktejlet me te njohura ne bote me baze uiskin skocez jane dy: “Rob Roy” dhe “Rusty Nail”.

“Bourbon” eshte uiski amerikan me i perhapur ne bote, qe prodhohet kryesisht ne zonen e Kentuckyt.

3

Behet kryesisht nga perzierja e dritherave te ndryshme, kryesisht miser. Ka shije dhe arome te veçante dhe eshte uiski me i perhapur neper koktejlet e ndryshme, perzier me “Vermut”-in dhe lengjet e frutave.

Mund te zevendesoje edhe uiskin kanadez dhe perdoret per perdorimin e koktejleve te tille si “Old Fashioned”, “Whisky Sourd”, koktejlit kanadez, “Manhatan”-it dhe “Oriental”.

4

Whisky apo Whiskey?

Diferenca mes “whisky” dhe “whiskey” eshte thelbesore: whisky eshte ai tradicionali skocez, ndersa kur flitet per whiskey kuptohet ai irlandez.

Diferencat nuk perfundojne ketu. Nje tjeter diference mes tyre eshte se whiskey ne Irlande distilohet tri here per te qene me i paster dhe me i “bute”, ndryshe nga ai skocez, qe distilohet vetem dy here.

5

Si pihet

Eshte pije qe mund te pihet ne çdo kohe, sipas deshires. Mund te shoqerohet me akull, uje mineral, limonade dhe pije te tjera joalkoolike.

Duke pare perdorimin e tij te gjithanshem, shume koktejle e shohin ate si perberes thelbesor. Ne Skoci, tradicionalisht pihet para drekes, ne darke, mbremjeve vone, ose si aperitiv i holluar me pak uje. Sipas eksperteve, mos harroni qe nese preferoni ta shtoni uiskin me uje, ai nuk duhet te jete mineral, por uje i paster çezme, pasi i pari ka nje shije qe zbut ate te uiskit. E ndersa somelieret perdorin buken per te pastruar gojen, vleresuesit e uiskit perdorin djathin apo çokollaten e hidhur me uje.