Historia frymezuese e 106-vjeçares qe takoi Presidentin Obama

Kur Virginia McLaurin u lind me 1909 ne Karolinen e Jugut, ndarja racore ishte ligj dhe femrat nuk kishin te drejte te votonin.

McLaurin, tani 106 vjeç, nuk e mendonte kurre se, madje as nje president me ngjyre, do t’ia dilte te shkonte ne Shtepine e Bardhe. Por pas zgjedhjes se Presidentit Obama, ajo ia ‘kishte vene’ syrin per ta takuar ate.

Dhe te Enjten endrra e saj u be realitet.

Ajo ishte kaq e lumtur saqe nuk mund te ndalte kembet e saj duke kercyer kur takoi Presidentin Obama dhe Zonjen e tij te Pare si pjese te festimeve te Muajit te Hitorise se Zeze.

michelle-obama-dan_3579910b

“Kam menduar se nuk do te jetoja kurre aq sa te vija ne Shtepine e Bardhe. Dhe po ju tregoj se jam kaq e lumtur per nje president me ngjyre!” ka thene McLaurin, duke buzeqeshur ndersa pozonte ne foto me çiftin presidencial. “Dhe jame ketu per te festuar Historine e Zeze!”

McLaurin ka jetuar ne Washingtonin e veriut, D.C, qe kur bashkeshorti i saj vdiq ne 1940-en. Ajo vazhdon te jete vullnetare 40 ore ne jave ne nje shkolle lokale, duke punuar me femijet me probleme.
Por pertej energjise dhe pozitivitetit te saj ne Shtepine e Bardhe, gjerat nuk kane qene te thjeshta per 100-vjeçaren gjate viteve te fundit. Banorja e Washingtonit ka jetuar ne te njejtin apartament qe nga viti 1941, por vitin e kaluar shtepia e saj u mesym nga parazite.

“Zonja Virxhinia ka qene e mesymur nga parazitet per nje fare kohe dhe ka vuajtur kushtet e tmerrshme. Mesymja ishte kaq kronike saqe asaj iu desh te hiqte te gjitha mobiliet e saj,” lexohet ne nje mesazh ne nje komunitet ne nje faqe Facebook e krijuar per te ndihmuar McLaurin. “Zonja Virxhinia eshte plot me jete, perkujdesje, dashamiresi, e kendshme dhe e zgjuar. Ajo eshte vullnetare 40 ore ne jave ne nje shkole afer saj per te ndihmuar femijet me probleme. Ajo nuk meriton te jetoje ne kushtet ku po jeton tani.”

McLaurin ka nje djale, por ka qene e shkruar te jetoje dhe te luftoje e vetme. Mediat lokale vune re historine e saj dhe shfarosesit e insekteve u ofruan qe te rregullonin apartamentin e saj.
Vullnetaret fashuan vrimat ne muret e saj, lyen apartamentin dhe i blene McLaurin nje shtrat te ri.
Qe nga ajo kohe ka pasur nje fushate te vazhdueshme per ta çuar McLaurin ne Shtepine e Bardhe per te takuar Presdientin Obama. Per ta çuar ate atje nisi nje peticion, pavaresisht se nuk mblodhi firma mjaftueshem.

“Une nuk kam takuar kurre nje President. Nuk e mendoja se do te jetoje per te pare nje President me ngjyre sepse u linda ne Jug dhe nuk e mendoja se do te ndodhte ndonjehere,” shkruhej ne peticion. “Jam shume e lumtur dhe do te me pelqente t’ju akoja ju dhe familjen tuaj nese do mundesha. Me kujtohen kohet para Presidentit Hoover. Me kujtohet kur nuk kishim elektricitet dhe kisha nje llampe vajguri. Me kujtohet modeli i pare i makines Ford.”

Se bashku me kete peticion, McLaurin regjistroi nje video duke kerkuar nje shans per t’u takuar me zotin Obama.

“Une lutem per ju çdo dite te jetes sime,” thote McLaurin.

Eshte ende e paqarte se si McLaurin-it iu garantua ekzaktesisht nje udhetim ne Shtepine e Bardhe, por energjia dhe entuziazmi i saj ishte nje frymezim per ata qe e takuan ate dite.

McLaurin do te mbushe 107 vjeç 12 Mars, sipas New York Times.

 

/Mashable/