Historiani zviceran: “Shqiptaret kane drejtuar Boten qe nga Mesjeta por Europa nuk e deshiron dicka te tille”

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” ne Gjeneve, eshte autor i disa librave dhe artikujve ne fushen e relacioneve nderkombetare te filozofise politike, te politikes se sigurise dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Lambert ka vizituar Shqiperine dhe ka filluar te njoh çeshtjen shqiptare qe ne rini te tij me kerkimet e bera ne Arkivin e Lidhjes se Kombeve Gjeneve, kur njohu mire edhe çeshtjen çame.

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert kembengul se nuk eshte e rastit qe shqiptaret ne asnje moment te historise nuk njihen si komb qe i kane sulmuar kombet e tjere dhe se shume shqiptare kane shkelqyer duke drejtuar qofte perandori, qofte shtete te tjera.

Po keshtu, sipas tij, te tjere shqiptare kane lene emrin e tyre ne fusha te ndryshme te shkencave ne shtete te ndryshme te botes. Me tej historiani ndalet ne zhvillimet pas Luftes se Dyte Boterore, duke shprehur bindjen se ajo qe ndodhi me Shqiperine, me lenien e saj ne Bllokun e Lindjes ishte nje llogari e bere nga aleatet qe fituan luften. Ne fund edhe disa keshilla se si duhet te veprojne shqiptaret per t’u ngjitur prane shumices, aty ku ata tentojne.

Ja ç’thote ai per shqiptaret ne kohen e Mesjetes:
Ne Mesjete shqiptaret i kane dhene udheheqes botes, udheheqes laike ose fetare dhe personalitete kulturore qe i kalojne kufijte e Evropes. Disa Pape kane qene shqiptare, per shembull, – Klementi XI me i dalluari prej tyre. Por shqiptaret kane qene ne krye te feve me rendesi boterore, si ne krye te fese ortodokse, ashtu edhe te asaj myslimane.

Ne histori gjejme udheheqes te shquar shqiptare ne shume vende te Evropes, madje edhe prej atyre qe ngandonjehere kane percaktuar fatin e shume betejave historike (ne vitin 1515 qe Merkur Bua me kaloresine e lehte te Venedikut, e perbere e gjithe nga shqiptare qe percaktoi fitoren e betejes se Marinjanit, qe historia e emeroi beteja e gjigandeve dhe jo Françesku i I-re i Frances, 19 vjeç, qe ato dy dite beteje mesoi se si luftohet).

Shqiptaret i kane dhene shume kryeministra dhe gjenerale te shquar Perandorise Otomane (vetem familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorise). Shqiptaret i kane dhene shume heronj te pavaresise greke, prej te cileve po permend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Qe ishin ne udheheqje te revolucionit grek, prej te cileve edhe disa kryeministra te shtetit te ri te pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur nje familje princore me origjine shqiptare (Aleksander dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit qe ka qene nje kryeminister i madh Italise, ishte me origjine shqiptare.

Piktore si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shume personalitete shqiptare, jane nderuar nga historia e Italise. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, qe historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes se Afert” qe shqiptari qe themeloi dinastine mbreterore te Egjiptit qe mbreteroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” ne Agra te Indise, kryevepra e arkitektures islamike, ishte veper e nje shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shume xhami te rendesishme te Stambollit. Dhe me ne fund Heroi Kombetar i shqiptareve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, nje shembull gati universal i luftetarit te lirise, i nderuar ne boten mbare me permendore jo vetem ne Tirane, Prishtine e Shkup, po gjithashtu ne Rome, Bruksel, Gjeneve, Detroit, Buenos Aires.

Te tjera permendore per Skenderbeun jane projektuar te ngrihen ne Londer, Varshave, Melburn, Manila etj. Kur shqiptaret kane kontribuar kaq shume per qyteterimin e njerezimit, perse pak njerez ne bote jane te ndergjegjshem per kete, perkundrazi shume as nuk kane dashur ta pranojne kete realitet?

Duhet thene se nje gje e tille shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qellim i shqiptareve nga komuniteti nderkombetar, dhe ne menyre te veçante nga ai evropian, qe nga Kongresi i Berlinit e ketej (1878). Ne te vertete pas mundjes se turqve ne luften ruso-turke, shtypi nderkombetar filloi punen per te injoruar shqiptaret duke i nderruar emrin gadishullit te dikurshem te Ilirise te banuar qe nga kohet parahistorike dhe deri ne ditet e sotme nga ilirianet, shqiptaret.

Ate e pagezuan me emrin e ri qe ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetem duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Perse iu versulen shqiptareve? Pjesa me e madhe e diplomacise konservatore evropiane ka perdorur termin pexhoratif “turq” per t’i cilesuar si turq te gjitha komunitetet myslimane ne Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk jane aspak turq. Evropa ka mbeshtetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqise, te Serbise dhe te Malit te Zi, ne kurriz te shqiptareve.

Asnjera nga fuqite e medha evropiane nuk e ka mbeshtetur çeshtjen shqiptare, kur shqiptaret krijuan Lidhjen e Prizrenit per te mbrojtur çeshtjen e tyre te drejte kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit. Ata u lane ne balte nga te gjithe…

(VOA)