Historike. Kosova eshte anetari me i ri i UEFA

3 Maj 2016. Kosova ka nje tjeter date historike. Federata Kosovare e Futbollit eshte zyrtarisht anetarja e 55-te e UEFA. Vendimi u morr ne Kongresin e Zakonshem te Konfederates Europiane, te zhvilluar ne kryeqytetin e Hungarise, Budapest.

Pranimi u realizua pas 28 te siguruara, aq sa ishin te nevojshme per nje maxhorance te thjeshte nga 54 federata anetare te UEFA. 24 federata votuan kunder dhe 2 abstenuan, por ne fund Kosova u anetaresua me te drejta te plota.

Optimizmi per pranimin e perfaqesueses se Kosoves kishte nisur dite perpara zhvillimeve te punimeve te Kongresit, qe u drejtua nga Theodore Theodoridis dhe presidenti i perkoheshem, Angel Maria Villar. Por, edhe pse Kosova njihet si shtet nga 38 vende anetare te Konfederates Europiane qe votuan, pranimi nuk ishte i lehte, ashtu siç u mendua ne fillim.

Me pranimin ne UEFA merr fund kalvari i perfaqesueses se Kosoves, qe prej 6 Majit 2008 hodhi hapin e pare drejt nderkombetarizimit, me kerkesen qe ne ate kohe nuk u miratua nga FIFA.

Por, me anetaresimin prane UEFA-s edhe pranimi ne FIFA eshte çeshtje ditesh dhe pritet te realizohet ne Kongresin e institucionit qe drejton futbollin boteror me 12 dhe 13 Maj ne Mexico City. Kjo eshte arsyeja perse menjehere pas aprovimit te marre nga pjesa me e madhe e federatave Europiane, tashme per Kosoven do te nisin procedurat per t’u perfshire ne programin e kualifikueseve te Boterorit 2018 qe do te zhvillohet ne Rusi.