Historike. Per here te pare ne Arabine Saudite do te votojne femrat

Lidhur me artikullin:

Arabia Saudite zhvillon zgjedhje lokale, ku per here te pare do te votojne edhe femra. Madje, ato jane edhe kandidate, pavaresisht mbreterise konservative duke e bere kete vend te vetmin qe nuk i lejon femrat te drejtojne.

978 femra jane regjistruar si kandidate, kundrejt 5938 meshkujve. Kandidatet femra duhet te flase ne fushate pas nje perdeje, apo ndarjeje, ose te perfaqesohet nga nje mashkull.

130 mije femra jane regjistruar te votojne, thone zyrtaret. Megjithate ky prape eshte nje numer i vogel, krahasuar me votuesit meshkuj qe jane 1.35 milione.

Salma al- Rashed eshte gruaja e pare qe eshte regjistruar ne votim. “Ndihem vertete mire. Ndryshimi eshte nje fjale e madhe, por zgjedhjet jane nje rruge e sigurte per perfaqesimin tone”, ka thene Salma per BBC-ne.

Zgjedhjet ne vetvete jane nje ngjarje e rralle per mbreterine saudite, dhe e shtuna eshte hera e terte ne histori qe sauditet votojne.

Nuk ka pasur zgjedhjet per 40 vjet, mes viteve 1965- 2005. Vendimi per ti dhene mundesi grave te votojne, eshte marre nga mbreti Abdullah dhe eshte pare si nje pjese kyçe e trashegimise se tij.