Horner: Vettel, nje “balerin” mes gazit e frenave

Ne vitet e fundit Vettel eshte pare nga te gjithe si pushtues ne Formula 1 me sukseset qe kulmuan me 4 tituj radhazi qe nga viti 2010.

Lodhja eshte nje pjeserisht pergjegjese per problemet e Sebastian Vettel ne kete sezon te Formula 1. Keshtu mendon shefi i tij Christian Horner, i cili mundohet te shpjegoje renien drastike te gjermanit pas nje dominimi te gjate. Ne vitet e fundit Vettel eshte pare nga te gjithe si pushtues ne Formula 1 me sukseset qe kulmuan me 4 tituj radhazi qe nga viti 2010. Disa mendojne se largimi i Webber dhe ardhja e australianit tjeter, Ricciardo, e kane lene ne hije 27-vjeçarin. Horner nuk eshte dakord ne kete pike, nderkohe qe edhe ai shpreh habi per shperthimin e talentit Ricciardo pas promovimit nga Toro Rosso te Red Bull. Sipas tij, historia eshte me e komplikuar nga sa duket dhe nuk mund te thuhet se Ricciardo eshte nje pilot me i mire se Vettel.

“Ne fakt jane disa elemente qe kombinohen me njeri-tjetrin. Fillimisht duhet te kemi parasysh se Vettel mund te jete lodhur pak pas 5 viteve lufte te ashper per titullin. Gjithsesi ky nuk eshte problemi madhor. Vettel eshte shume i ndjeshem ndaj reagimit te makines. Sistemi i ri i frenimit ka bere qe ai ta humbase lidhjen qe kishte me njevendeshen e tij. Me pare ai ishte mesuar te pilotonte si nje balerin, duke kercyer mes gazit dhe frenave”.

Red Bull dhe Renault po punojne pa pushuar ne menyre qe makina t’i pershtatet shijeve te 4 here kampionit dhe rezultatet kane filluar te reflektohen ne piste. Ne Cmimin e Madh te Hungarise, Vettel u shfaq me luftarak dhe me energjik, ndryshe nga garat e meparshme.