Akrepi

Dielli eshte ne tranzit ne kete shenje rreth dates 23 Tetor deri ne 22 Nentor. Marsi eshte dominus ne shenje, elementi eshte uji, dhe cilesia eshte fikse.

 

Ne shenjen e  Akrepit dallohet nje re misteri dhe terheqje e pandalshme. Akrepi tregon rralle se cfare eshte duke menduar. Karakteri i tij eshte i veshtire te interpretohet, dhe gjithcka qe eshte arratisese, krijon rreth tij nje sharm te parezistueshem.

Duke i perkitur elementit te ujit, Akrepi eshte gjithcka pervec se siperfaqesor. Ai mendon gjate per gjithcka qe i thuhet. Karakteristike e tij eshte se nese mendon qe e kane ofenduar, reagon me te gjithe shpejtesine e tij. Shpesh here vetmbrojtja e tij eshte e tepruar dhe arrin te beje shume keq edhe kur ofendimi eshte shume i vogel. Ne kete nderhyn edhe planeti i tij dominus, Marsi i zjarrte.

Levizjet e Akrepit reflektojne pergjegjshmerine qe kjo shenje ka per veten e saj. Nese ka dicka qe Akrepi nuk e duron dhe e ka bere te ditur jane njerezit qe atij nuk i duken inteligjente.

Akrepi konsiderohet shenja me sensuale e Horoskopit. Ai arrin te beje viktima edhe pa i joshur ato ne menyre te studiuar.  Ai ka nje sens humori shume te zhvilluar qe bazohet  ne te shumten e rasteve  ne cinipe.

Akrepi e dashuron rrezikun. Dhe per kete arsye pelqen sporte te bazar ne shpejtesi, si automobilizem apo motociklizem, ose edhe sporte ekstreme.

Persa i perket anatomise, shenja e Akrepit i korespondon organeve gjenitale, mashkullore apo femerore, dhe fshikezes.

Per pasoje Akrepi perballet shpesh me probleme urinare apo te kategorive gjenitale. Nuk eshte e perjashtuar qe mund te kete probleme seksuale.

Ne dashuri Akrepi jep emocione shume te forta. Pasionaliteti dhe xhelozia e kesaj shenje jane te pakufishem.

Ata qe vendosin te kene nje partner Akrep duhet te marrin parasysh skena ankuese dhe skena te thella xhelozie, por megjithate qe do te ndiqen nga pajtime qe do te japin kenaqesi te medha.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

François Voltaire, Pablo Picasso, Indira Gandhi, Grace Kelly, Leonardo Di Caprio, Jack Nicholson, Roberto Benigni, Alain Delon, Julia Roberts, Bill Gates.