Binjaket

Dielli eshte ne tranzit ne shenjen e Binjakeve rreth dates 22 Maj deri ne 21 Qershor. Planeti dominus eshte Merkuri, elementi eshte ajri, cilesia eshte i ndryshueshem.

 

Binjaket eshte shenja e pare e ndryshueshme e Horoskopit. I drejtuar nga Merkuri, perfaqeson nje shenje terheqese, po aq sa edhe te paarritshme. Binjaket interesohen per cdo lloj gjeje dhe kane nje deshire per te njohur te pandalshmen.

Por ne te njejten kohe nuk e kane te lehte te perqendrohen ne nje aktivitet te vetem. Eshte per kete arsye ndoshta qe ka famen e ekzagjeruar te nje shenje siperfaqesore, tek i cili nuk mund te besohet. Problemi eshte qe koha eshte shume e shkurter per tu lejuar Binjakeve qe te fusin hundet ne te gjitha gjerat qe ata do te deshironin.

Merkuri i ben Binjaket oratore te medhenj. Njohin ne perfeksion artin e retorikes dhe nuk eshte e veshtire te fitosh kundra tyre ne nje debat. Prandaj nuk ju leverdis te viheni kunder tyre, pasi mund t’ju beje te flisni me vete!

Si miq Binjaket mund te jene shume pak te besueshem, pasi ata shperqendrohen kollaj dhe mjafton nje gje e vogel qe t’i beje te harrojne nje takim. Por ai e merr shume lehte faljen  e te tjereve, fale menyres se tij te komunikimit qe inspiron cdo gje pervec hakmarrjes.

Nga ana anatomike Binjaket i korespondojne kraharorit dhe aparatit te frymemarrjes, vecanerisht bronkeve. Kush i perket kesaj shenje duhet te beje kujdes per semundjet e ftohjes duke u veshur mire, sidomos gjate muajve te ftohte.

Binjaket  kane nevoje per nje partner qe te mund ta kete edhe mik njekohesisht. Nuk e ka te lehte qe te jete besnik. Por nese gjene nje person qe di te jete bashkepunetore, qe do te mund te kuptoje natyren e tij ndryshues te pakten pjeserisht, dhe mund te toleroje, Binjaket mund te kalojne me te edhe te gjithe jeten e tyre.

Binjaket nuk jane patjeter te terhequr nga persona me pamje te bukur. Por eshte shume kurioz nga cdo gje qe eshte e re. Per kete arsye, nje person origjinal, edhe pse jo shume i kuruar per pamjen e jashtme, mund te terheqe vemendjen e Binjakeve dhe t’i beje te dashurohen shume shpejt.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Dante Alighieri, Thomas Mann, Jean-Paul Sartre, John Fitzgerald Kennedy, Bob Dylan, Marilyn Monroe, Angelina Jolie.