Bricjapi

Dielli ndodhet ne shenjen e Bricjapit rreth dates 22 Dhjetor dhe 20 Janar. Planeti dominues i Bricjapit eshte Saturni, elementi eshte toka, cilesia eshte kardinale.

 

I drejtuar nga Saturni Bricjapi eshte nje shenje qe i ka te vendosura mire ne koke objektivat e tij dhe rrugen qe duhet te ndjeke per t’i arritur.

Besimi i forte qe ka ne arritjet e tij dhe mjetet qe perdor mund ta bejne Bricjapin te duket nje shenje introverse dhe imponuese. Ne fakt ai ka nje vleresim te larte per veten dhe ka nevoje per nje fare kohe per tu siguruar qe personat me te cilet ka te beje jane ne lartesi te konfidencave te tij.

Qellimi eshte gjithcka per Bricjapin. Per ta arritur eshte i gatshem per te privuar veten nga cdo gje dhe ne disa raste, eshte  i gatshem te beje edhe kompromise.

Per kete arsye ndonjehere akuzohet se i shfrytezon njerezit, ose qe eshte shume i ngjitur kur i duhet dicka.

Bricjapi jep me te miren nga vetja me kalimin e viteve. Karakteri e pamja e tij tentojne te behen perfekte me maturimin.

Persa i perket anatomise , shenja e Bricjapit eshte e lidhur me kockat dhe me dhembet, si edhe me lekuren dhe me floket. Pra mund te vuaje nga semundje te lidhura me reumatizma, ose probleme te lekures. Duhet te ndjeke nje ushqim shume te pasur me lengje.

Dashuria eshte nje nga aspektet e pakta ku Bricjapi mund te relaksohet dhe mund te harroje tendencen e vet per te sakrifikuar. Ne nje mbremje vertet romantike, mund te leshoje pasionalitetin e vet. Ka nje predispozicion te forte per familjen por megjithate eshte subjekt tradhetues. Kjo ndodh kur gjen nje person te veshtire per te bere per vete, ose qe mund t’i jape nje prestigj me te madh se aktuali.

Per te mbajtur pas vetes nje Bricjap, nuk duhet te japesh komplet vetveten, por te lini gjithmone nje hapesire te vogel qe duhet ta beje per vete. Ne kete menyre nuk bie interesi i tij dhe nuk drejtohet tek te tjeret.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Giovanna d’Arco, Mao Tse-tung, Martin Luther King, Marlene Dietrich, Mel Gibson, David Bowie, Gerard Depardieu, Kate Moss.