Dashi

Dielli eshte ne tranzit ne shenjen e Dashit rreth dates 20 Mars dhe 20 Prill. Planet dominues eshte Marsi, elementi eshte zjarri dhe cilesia eshte kardinale.

 

Dashi eshte shenja e pare e horoskopit. Ky element i dallueshem reflektohet pothuajse ne cdo sektor te ekzistences se tij. Ne fakt, ka dhunti nje force inovative te pabesueshme, shume te veshtire, ne mos te pamundur per tu kontrolluar.  Eshte gjithmone i gatshem per te vepruar edhe kur nje levizje eshte e papritur per te.

Fale natyres se tij si shenje kardinale, deshira e tij per risi eshte e pandalueshme. Megjithate ndonjehere kjo deshire e tij kthehet ne impulsivitet. Dashi e ka shume te veshtire qe te rrije pa bere asgje. Shpesh,  rrezikon te beje levizje te pamenduara.

Dashi i adhuron garat. Influenca e Marsit e shtyn ate te kerkoje konkurence edhe kur kjo e fundit eshte e kote apo nuk i leverdis.  Kjo e ben te duket person i dhene pas zenkave.  Ne fakt nuk eshte keshtu.

Interesi i tij per nje numer te madh lendesh, aktivitetesh, dhe sportesh mund te beje qe ai te mos coje dot deri ne fund asnje nga iniciativat qe ka marre persiper.

Duhet ditur ta adresosh ne menyre qe te mos cohen dem energjte e tij te pabesueshme.

Nga ana anatomike shenja e Dashit perfaqeson koken, ose me mire te themi, pjesen e kafkes. I linduri ne shenjen e Dashit mund te vuaje nga migrena. Megjithate, ne pergjithesi ka nje shendet te mire.

Ne dashuri, ashtu si mund te merret me mend nga natyra e tij, Dashi mund te lodhet shume shpejt nga i njejti partner. Kriza te renda motivimi mund te kapin Dashin qe sapo ka bere per vete dike. Dhe eshte per kete qe kush deshiron qe te mbaje prane nje person te shenjes se Dashit duhet  ta ngacmoje, duke patur perhere te papritura. Monotonia mund te prishe marredhenien me nje Dashe aq shpejt sa nuk ia keni idene.

Ne sferen seksuale, nuk ka shume fantazi dhe nuk konsiderohet si nje dashnor i mire, sepse ne kete fushe di te jete egoist dhe eshte shume i interesuar ne kenaqesine e tij personale se sa te arrije nje harmoni ne cift.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Leonardo da Vinci, Vincent van Gogh, Raffaello Sanzio, Charles Baudelaire, Joseph Ratzinger (Papa Benedetto XVI), Marlon Brando, Quentin Tarantino.