Demi

Dielli gjendet ne shenjen e Demit rreth 21 Prillit dhe 21 Majit. Planeti dominues eshte Venusi, elementi eshte toka, dhe cilesia eshte fiks.

 

Demi ka si dhunti nje rezistence dhe nje durim qe e shtyjne te arrije qellime te pamundura per cdo shenje tjeter. Duke qene se i perket shenjave te tokes, eshte pak moderator dhe tradicional. Ka tendencen qe t’i beje gjerat me ngadale, por shume mire.

Shpesh Demi konsiderohet dembel. Por kjo eshte nje konceptim i gabuar i natyres se tij. Demi eshte thjesht i disiplinuar dhe i kontrolluar dhe do gjithmone te dije se ku po shkon.

Karakteristikat e tij i lejojne te kete nje raport shume te mire me parate. Demi eshte i predispozuar te mbledhe pasuri. Por nuk eshte person koprac, ai ka vetem nje instikt te forte konservues dhe aftesia e tij per te trajtuar parate eshte shume e mire. Demi nuk i ben gjerat me te keq, madje ndonjehere miresia e tij ben qe ai te besoje shume tek personat e tjere dhe ndonjehere ngelet  i zhgenjyer.

Ngadalesia dhe veshtiresia me te cilat Demi i arrin qellimet e tij mund ta bejne Demin te jete shume posesiv ndaj gjerave qe i perkasin, qofte per te mirat materiale apo qofte per ato afektive. Ky difekt i Demit, kompensohet, te pakten persa i perket raporteve sentimentale, nga sensualiteti fantastik qe ai posedon, dhe qe i mbush marredheniet e tij me entuziazem dhe pasion.

Shenja e Demit i korespondon nga ana anatomike, pjeses se poshtme te kokes, qafes dhe fytit ne vecanti. Dhe per kete arsye kjo shenje duhet te jete e kujdesshme  ndaj dhimbjeve te qafes, dhimbjes se fytit.

Ne ndienjat e tij edhe pse ka nje sensualitet jashte te zakonshmes qe i lejon te kete shume aventura, Demi ka interesa dhe qellime shume tradicionale. Ai e do shume familjen.

Per shkak te Venusit Demi eshte i terhequr vecanerisht nga gjithcka e bukur. Partneri i tij ideal duhet te bjere ne sy fale nje pamje fizike shume te kuruar dhe mundesisht terheqese. Pas nje afrimi te pare te bazuar ne pamjen e jashtme, Demi do te vazhdoje ta vleresoje partnerin me intensitet gjate kalimit te viteve , sidomos nese ky partner do te ndaje me Demin te njejten deshire seksuale.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Karl Marx, Sigmund Freud, Elisabetta II d’Inghilterra, Rodolfo Valentino, Al Pacino, Uma Thurman, George Clooney.