Dita e lindjes

E HENE Kush ka lindur diten e hene, diten e Henes , pikerisht per shkak te influkseve te saj eshte pasional, i perkedhelshem, dhe vecanerisht i hapur ndaj kuriozitetit dhe mundesive per njohje te reja. Te lindurit  ne kete dite shpesh kane ndryshime humori te papritura dhe te vazhdueshme. Te mbushur me energji, me shume deshire per gjithcka, mund ta humbasin entuziazmin e tyre papritur, per ta rigjetur ate pas disa kohesh.

E MARTE Kush ka lindur te marten ndodhet nen influksin e Marsit, zotit te Luftes. Nder te lindurit e kesaj dite mund te gjenden shume doktore, burra te shkences, dmth njerez qe e kane bere betejen e tyre ne te mire te njerezimit dhe progresit. Jane njerez te rezervuar, por edhe te gatshem te japin gjithcka kane, zakonisht jane te ekuilibruar, te kujdesshem dhe jo impulsive, por ndonjehere mund te tregohen te ashper. Kane veshtiresi te medha ne kapercimin e nje lidhjeje sentimentale ne rast se ka perfunduar, sidomos nese marredhenies i ka dhene fund partneri.

E MERKURE Kush ka lindur diten e merkure gjendet nen influksin e Merkurit, mesazherit te zotave qe do i dhuroje aftesi shume te mira mendore, me nje aftesi te cuditshme per te pasur intuite brilante dhe per te arritur me te nje sukses te madh. Jane pelqyes te lojes, te lindurit diten e merkure, shpesh te shperqendruar dhe pak oportuniste, tregojne interes jo shume per cmimin qe mund te fitojne, por me shume per sensin e sfides qe  ben ata te vihen ne prove kunder nje kundershtari me vlera.

E ENJTE Kush ka lindur te enjten ndodhet nen influkset e Jupiterit, planetit me te madh te sistemit diellor, qe i dedikohet babait te te gjithe zotave. Gjithmone te sjellshem, te interesuar per gjithcka qe i rrethon, nuk terhiqen kur dikush ka nevoje per ta. Ata perballen me kurajo me cdo veshtiresi, zakonisht me nje qendrim pozitiv. Te lindurit ne diten e enjte e pelqejne shume sportin dhe pelqejne shume te kalojne kohe me miqte e tyre me te dashur. Kane nje doze te madhe fati dhe shpesh arrijne rezultate te paparashikuara.

E PREMTE Kush ka lindur diten e premte gjendet nen influksin e Venusit, perendeshes se bukurise dhe joshjes qe i jep aftesi artistike dhe kreative te jashtezakonshme dhe jo rastesisht nder te lindurit e kesaj dite mund te gjenden shume kompozitore dhe poete te famshem. Te lindurit ne kete shenje shpesh shprehin interesin e tyre per shkenca si astronomia dhe astrologjia, por edhe per gjithcka qe eshte shpirterore, mistike, apo okulte.

E SHTUNE Kush ka lindur diten e shtune gjendet nen influksin e Saturnit, qe i jep nje vendosmeri qe e shtyn shpesh te arrije suksese te dukshme. Jo rastesisht nder te lindurit e kesaj dite do te gjenden shume lidera, njerez qe kane qene ne role te ndryshme, por gjithmone ne komande. Megjithate ky investim i madh ne sferen profesionale ben qe sfera personale te leje per te deshiruar.

E DIEL Kush ka lindur diten e diel ndodhet nen influksin e Diellit qe i jep ekuiliber, zemergjeresi, dhe paqe te brendshme. Altruizmi i spikatur qe dallon te lindurit ne kete dite dhe sinqeriteti i tyre i thelle, i ben qe te kene marredhenie ndryshe nga te tjeret me ata qe i rrethojne. Ata mund te gjenden neper poste politike per shkak te besueshmerise qe krijojne tek njerezit. Te shtyre nga nje kuriozitet i madh, i jepen me kenaqesi studimit te historis dhe ne fakt nder te lindurit ne kete dite mund te gjenden arkeologe te famshem.