Gaforrja

Dielli eshte ne tranzit ne shenjen e Gaforres rreth dates 22 Qershor dhe 22 Korrik. Planeti dominues eshte Hena, elementi eshte uji, cilesia eshte kardinale.

 

Gaforrja ka nje sensibilitet te jashtezakonshem. Nje sensibilitet i tille e ka prejardhjen fillimisht nga fakti qe eshte nje shenje uji. Ne rradhe te dyte, eshte i dominuar nga Hena, qe e ben jashtezakonisht emotiv. Eshte shume i lidhur me bazat e tij. Me veshtiresi mund te largohet nga familja e origjine apo nga miqte e tij. Shpesh akuzohet qe eshte nje person kapricoz, por ne fakt sjellja e tij ka lidhje me faktin qe nuk ka shume besim tek e tashmja.

Ne fakt, Gaforrja eshte shume i lidhur me te kaluaren. Nuk e ka te lehte te jetoje me kenaqesi te tashmen, ne te cilen shpesh ndihet i humbur.

Sensibiliteti i madh i Gaforres reflektohet ne nje jete te qete e cila i jep nje fare sigurie. Nuk ka ambicie shume te medha, as ne pune e as ne studime. Ai e permbush detyren e tij me perpikmeri por nuk e ben asnjehere gabimin qe te beje me shume nga sa ka per detyre. Ai arrin ne kete menyre qe te ndaje sferen professionale nga ajo afektive, gje qe favorizon stabilitetin e familjes se tij.

Gaforrja ka nje kujtese te jashtezakonshme, e ndihmuar edhe nga kujdesi qe i kushton kohes se humbur. Shpesh ai konsiderohet si shenje me shume ankime pasi nuk ndihet mire ne te tashmen dhe e ben shpesh te ditur. Ne te vertete thjesht ka nevoje per me shume kohe se shenjat e tjera per te kuptuar dhe vleresuar ato cfare i paraqet jeta.

Shenja e Gaforres i korespondon pjeses se siperme te barkut dhe sistemit te tretjes, pervec se syrit te majte. Mund te vuaje nga probleme gastrike ose edhe nga intoksikime prej ushqimit. Duhet te beje shume kojdes me ushqimin.

Pasiguria e Gaforres mund te influencoje dhe menyren e tij per te dashuruar. Eshte besnik ne cift, por vendos familjen para gjithshkaje.

Ai ka nevoje te kete konfirmimin e vazhdueshem nga personi i dashur. Dhe per kete arsye ka tendencen per ta vene vazhdimisht ne prove partnerin. Per te shkuar mire me nje te shenjes se Gaforres duhet t’i japesh te gjitha sigurite qe i mungojne. Megjithate duhet te kete gjithmone nje fije dyshimi qe te mbaje interesin e tyre.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Alessandro Magno, Giulio Cesare, Marcel Proust, Ernest Hemingway, Giorgio Armani, Lady Diana Spencer, George W. Bush, Tom Hanks.