Luani

Dielli eshte ne shenje rreth dates 23 Korrik deri ne 22 Gusht. Planeti dominus eshte Dielli, elementi eshte zjarri, dhe cilesia eshte fikse.

 

Ashtu sic mund te kuptohet nga simboli i tij Luani eshte me krenari i Horoskopit. Menyra e qendrimit te tij eshte princerore. Eshte natyrshem elegant dhe terheqja e tij e ben ate te jete ne pozicione komandimi. Luanit i pelqen te ndihet ne qender te vemendjes dhe mund te arrije deri atje sa te vuaje nese nuk i jepet vemendja qe ai mendon se meriton. Eshte aq i mesuar me te qenurit karizmatik  sa do te bente gjithshka qe te mbante ate karizem.

Luani di ta organizoje punen ashtu si pak te tjere dine, ne krahasim me te cilet nuk eshte se eshte me i informuar, por thjesht me karizmatik. Ka tendencen tu lere te tjereve pjesen me operative te cdo aktiviteti apo projekti, duke pare vete gjithcka nga lart.

Luani perballet me sfidat me nje kurajo te pabesueshme, qe nuk ka rivale. I ndergjegjshem per faktin qe eshte ndryshe nga te tjeret, ai leshohet neper  prova qe do te trembnin kedo.

Madhesia e Luanit matet edhe nga zemergjeresia e tij. Do te ndahej ne kater pjese vetem per te ndihmuar ata qe jane me pak me fat se ai.

Nder te tjera ai nuk eshte nje person qe pranon provokime nga ata qe ai i konsideron me inferiore.

Nga ana anatomike shenja e Luanit i korespondon syrit te djathte, sistemit te qarkullimit, me rendesi te vecante per zemren, nuk mund te ishte ndryshe duke pare natyren e tij te guximshme. Duhet te beje kujdes te haje ne menyre te ekuilibruar, duke evituar yndyrnat dhe gjithshka qe mund te demtoje arteriet, sidomos ne moshe te thyer.

Ne ndienjat e tij Luani di te jete besnik dhe i dashur. Ai nuk e leshon veten ne marredhenie qe duhet te mbeten te fshehta. Per kete arsye ai zakonisht nuk tradheton. Nese e tradhetojne, egoja e tij plagoset gati per vdekje, por di ta marre veten me shpejtesi fale forces se tij jetesore dhe fale aftesise se tij per te falur.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Andy Warhol, Carl Gustav Jung, Bill Clinton, Charlize Theron, Jennifer Lopez, Madonna, Napoleone I.