Peshorja

Dielli eshte ne tranzit ne shenje rreth dates 23 Shtator dhe 22 Tetor. Planeti dominant eshte Venusi, elementi eshte ajri, dhe cilesia kardinale.

 

Peshorja ashtu si simboli i saj sugjeron , kerkon ekuiliber ne ativitetet e saj dhe ne cdo gje me te cilen ajo lidhet. Te gjitha veprimet apo fjalet e saj kane si qellim qe te vene paqe ne boten qe i rrethon. Jo rastesisht i njihen aftesi diplomatike.

Harmonia qe e karakterizon karakterin e Peshores e pengon ate te kete paragjykime. Ne cfaredo lloj situate, te re apo te njohur me pare, do te jape kontributin e saj ne menyre te dizinteresuar, te perpikte.

Venusi, planeti dominus ne shenje, i jep asaj nje sens te forte estetik.  Peshorja e kerkon terheqjen dhe harmonine ne veten e saj dhe tek te tjeret.

Ritet e saj te bukurise jane shume te perpikte dhe sjellin nje rafinim qe shume pak mund ta arrijne.

Diplomacia e Peshores merret shpesh si menyre per te arritur qellimet e saj dhe konsiderohet si nje shenje qe u lepihet te tjereve. Ky eshte nje vizion i zmadhuar. Peshorja ka nje interes te vertete per barazine.

Ne raportet dashurore, Peshorja per shkak te nderhyrjes se Venusit, i jep shume  rendesi trupit. Eshte e terhequr nga persona qe dine te vleresojne si duhet pamjen e jashtme, dhe nga ana e saj Peshorja mundohet te jete gjithmone shume e rregullt.

Duke qene se dashuron te bukuren, mund te kete tendencen te tradhetoje nje lidhje stabel, nese dallon interesimin e dikujt qe eshte interesant. Kush deshiron qe lidhja me nje Peshore te jete e gjate, duhet t’i dedikoje nje pjese te kohes se tij kurimit te pamjes se jashtme.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Friedrich Nietzsche, Oscar Wilde, John Lennon, Brigitte Bardot, Sandro Pertini, Vladimir Putin, Catherine Deneuve, Marcello Mastroianni, Catherine Zeta-Jones, Naomi Watts, Monica Bellucci.