Shigjetari

Dielli eshte ne tranzit ne kete shenje rreth dates 23 Nentor dhe 21 Dhjetor. Jupiteri e drejton shenjen, elementi eshte zjarri, dhe cilesia eshte e ndryshueshme.

 

Shenja e Shigjetarit eshte e influencuar nga shenja e planetit dominues, Jupiterit. Eshte shpesh shume euforik dhe gjithmone i sjellshem. Ne raportet me te tjeret eshte i pakrahasueshem. Shigjetari deshiron te aventurohet ne zona te pa eksploruara me pare, ne cdo kuptim te fjales. Ne fakt ai adhuron te udhetoje, por ne te njejten kohe e terheqin eksperienca intelektuale jo shume te zakonshme.

Pelqen cdo lloj lende, por nuk i largohet edhe aktivitetit fizik. Ai mund te konsiderohet edhe nje tip sportiv. Per kete arsye zakonisht pamja a tij eshte shume e shendetshme, gjithmone ne forme shume te mire.

Dashuria e tij per te zbuluar mund ta coje shume larg shtepise. Shigjetari mund te rezultoje pak i besueshem ne miqesi sepse edhe pse i sinqerte dhe i disponueshem per komunikim, mund te zhduket nga momenti ne moment, i zhytur ne nje eksperience  te re nga e cila asgje nuk mund ta largoje.

Nga pikpamja e trupit njerezor, Shigjetari eshte i lidhur me legenin dhe kocken e shenjte. Per kete arsye Shigjetari mund te vuaje nga nervi shiatik, ose nga celuliti tek kofshet.

Edhe ne dashuri tendenca per eksperimentet e Shigjetarit behet thelbesore. Eshte e veshtire qe te leje t’i iki nje rast, kurioziteti i tij ben qe te ndryshoje partner pak me shpesh se sa shenjat e tjera. Akti seksual, per Shigjetarin nuk eshte i veshur me shume pasion, kuptohet si nje moment perballje ku te dy partneret japin me te miren nga vetja e tyre nga pikpamja fizike.

Megjithese nuk i pelqejne lojerat tipike te cifteve me fantazi, tradhetia nuk eshte nje drame per Shigjetarin, as nese e provokon vete, e as nese e tradhetojne te tjeret. Me keto te dhena, eshte e veshtire qe Shigjetari te kete nje partner per te gjithe jeten. Ne te shumten e rasteve rri single ose martohet shpesh.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

L’Imperatore Nerone, Winston Churchill, Walt Disney, Mark Twain, Friedrich Schiller, Ludwig Van Beethoven, Frank Sinatra, Steven Spielberg, Woody Allen, Brad Pitt.