Ujori

Te udhetoje per Ujorin eshte nje filozofi jete. Te shtyre nga altruizmi i tyre, jane te gatshem edhe te marrin pjese ne misione humanitare per te ndihmuar njerezit e varfer, apo te jene edhe vete prezente per te mbeshtetur ceshtjen e ambjentit.

 

Edhe kur shkojne me pushime, deshirojne te vizitojne nje vend qe te mund te njohin nje kulture te re, te ndryshme nga e veta.

Brazili dhe vizita ne pyjet e Amazonave, ose nje udhetim ne Tanzani, bashkojne pervec kenaqesise se udhetimit edhe mundesine per te hyre ne kontakt me njerez qe jetojne ne kushte shume ndryshe nga ato qe jemi mesuar.

Te lindurit ne shenjen e Ujorit nuk shqetesohen per detajet, prandaj edhe kur udhetojne jane te gatshem te pershtaten me sistemime te improvizuara dhe me ndryshime te itenerarit.

Nje destinacion tjeter mund te ishte Afrika Jugore, ku me ne fund ngjyra e lekures nuk eshte motiv diskriminimi.

Duke konsideruar destinacionet kaq te vecanta dhe jo te arritshme lehte , zgjedhja e shoqeruesve te udhetimit eshte shume e rendesishme, per te evituar edhe problemin e ambjentimit.