Ujori

Dielli eshte ne tranzit ne shenjen e Ujorit rreth dates 21 Janar dhe 19 Shkurt. Planeti dominues eshte Urani, elementi eshte ajri, cilesia eshte fikse, lloji eshte mashkullor.

 

Ujori eshte shenja me antikonformiste e Horoskopit. Ne vecantine e tij eshte i huaj ndaj tradites dhe eshte krenar qe eshte i tille.

Influenca e Uranit ne shenje shfaqet nga njera ane ne aftesine per te rinovuar dhe per te ndertuar dhe nga ana tjeter, Ujori ka nje nevoje te madhe per liri. Ndalojini mundesine per tu shprehur apo per te levizur dhe do te ishte sikur ta kishit vrare.

Ujori eshte shume i bindur ne gjithcka ben. Megjithate, ashtu si ndodh ne te gjitha shenjat e ajrit, nuk e pengon qe te nderroje papritur ide edhe per gjera vertet te rendesishme. Mund te thote qe eshte i dashuruar marrezisht me nje person nje dite, dhe te zbulohet i dashuruar marrezisht pas dikujt tjeter diten e ardhshme, pa gjetur ndonje kontradikte ndermejt dy ndjenjave.

Nga idete e Ujorit mund te lindin edhe inovacione te epokes: ai beson vertet ne aftesite e veta dhe te te tjereve per te ndryshuar gjerat. Mbeshtetet tek miqesia, qe e konsideron si nje vlere thelbesore, ndoshta edhe me shume se dashuria. Rrallehere vuan nga vetmia.

Nga pikpamja e anatomise, shenja e Ujorit i referohet kembeve, kaviljeve, dhe qarkullimit te gjakut. Per kete arsye mund te vuaje nga nxjerrje te kaviljeve, apo thjesht ndrydhje, ose edhe probleme me varicet.

Edhe ndjenjat jane pre e te qenit ecentrik te Ujorit. Arrin te dashurohet me lehtesi, por ne te njejten kohe me lehtesi, i iken dashuria. Kjo mund te sjelle turbullira te medha per personin qe e ka zgjedhur per partner. Deshira e tij per ndryshime e shtyn shpesh te kerkoje ndryshime edhe ne fushen afektive.

Ujori nuk eshte xheloz por edhe nuk lejon te jete objekt i xhelozive te te tjereve. Nese tradheton, nuk ndihet ne faj per nje periudhe te gjate. Por nese e tradhetojne, behet shume annue dhe mund te kete nevoje per nje periudhe vetmie per tu rikarikuar.

Fatmiresisht nuk e ka priblem te jete i drejtperdrejte ne ndjenjat e tij dhe nuk i fsheh qellimet e tij, sado te turpshme qofshin.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

Giordano Bruno, Galileo Galilei, Wolfgang Amadeus Mozart, Franklyn Delano Roosevelt, Jules Verne, James Dean, Virginia Woolf, Fabrizio de Andre’, Paul Newman, John Travolta.