Virgjeresha

Dashuria- Duke qene se Saturni dhe Plutoni jane ne aspekt favorizues per te gjithe vitin , nese jeni single dhe ne kerkim te nje partneri, mund te kurorezoni kerkimet tuaja ne menyren me te mire te mundshme.

Jeni tashme ne nje lidhje? Atehere mirekuptimi juaj do te kete gjithmone baza me te forta. Viti i duhur per te marre ndonje vendim te rendesishem.

Shendeti- Asnje problem i madh nuk do te preke fizikun tuaj gjate ketij viti. Periudha e ftohte mund te ule paksa mbrojtjen tuaj imunitare, me ndonje dhimbje fyti apo pak ftohje, me te cilen duhet te beni kujdes edhe pse jo serioze.

Nga data 27 qershor Jupiteri mund t’ju jape tendencen per te marre ndonje kile me shume, prandaj mundohuni qe te ushqeheni ne menyre te shendetshme.

Puna- Ne lidhje me punen ne kete vit te ri duket sikur gjithcka shkon mire, fale influkseve harmonike te Plutonit, edhe pse deri ne daten 26 qershor do te mund t’ju duhet te perballeni me ndonje heqje dore per te mos vene ne dyshim pozicionin tuaj.

Ne pjesen e dyte te vitit, qofshi autonome apo te varur, do te mund te perfitoni nga  mbeshtetje dhe mbrojtje, por edhe te merrni ndihme nga njohje dhe miqesi te reja interesante.

Parate- Ky vit i ri i premton llogarive tuaja te ardhura shume te mira. Kjo eshte merite e Saturnit dhe e plutonit ne orbite te favorshme, qe ne daten 27 qershor do i bashkohet edhe Jupiteri, qe mund te beje te shtohen te ardhurat tuaja.

Megjithate yjet keshillojne qe te evitoni investime apo spekulime shume te guximshme, per te mos patur surpriza te pakendeshme.