Virgjeresha

Dielli eshte ne kete shenje rreth dates 23 Gusht deri ne 22 Shtator. Planeti domimant eshte Merkuri, elementi eshte toka, dhe cilesia eshte e ndryshueshme.

 

Shenja e Virgjereshes eshte nje nga shenjat me serioze te Horoskopit. Elementi i kesaj shenje, toka, e shtyn qe te kerkoje rezultate konkrete ne te gjitha aktivitetet qe ben. Planeti dominant, Merkuri, i dhuron nje inteligjence te vecante.

Virgjeresha deshiron te perfundoje detyrat e saj ne menyren me te sakte dhe te besueshme te mundur.

Eshte shume e kujdesshme ndaj detajeve.  Kjo karakteristike mund te shtyje te tjeret te mendojne qe karakteri i virgjereshes eshte ngacmues apo shume kritik.

Ne te vertete, Virgjeresha mendon qe respetimi i rregullave eshte i nevojshem per te arritur te miren e te gjitheve, e jo vetem te tyren.

Kritikat qe Virgjeresha hedh  ndonjehere  ndaj miqve, te afermve, apo mbi te gjitha ndaj partnerit te tyre, jane te lidhura me ndjenjen e madhe te pergjegjesise, nga e cila Virgjeresha nuk mundet te heqe dore.

Cdo veprim, cdo levizje e Virgjereshes duhet te mendohet mire prej saj. Rralle reagon me ane te instiktit. Aftesite e saj analitike e shtyjne qe te zgjedhe profesione ku vendosmeria dhe ndershmeria intelektuale jane te nevojshme.

Aktiviteti mjekesor i pershtatet ne vecanti, doktoret me te mire i perkasin kesaj shenje.
Ne korespondencat ndermjet shenjave dhe trupit njerezor, Virgjereshes i takon pjesa me e poshtme e barkut njerezor se bashku me funksionet e saj tretese. Prandaj mund te vuaje nga koliti dhe semundje te tjera qe lidhen me kete pjese te trupit. Ka nevoje qe te  hidratohet me shume se shenjat e tjera dhe te ushqehet me njefare kujdesi, mundesisht me nje diete specifike.

Ne lidhjet personale, natyra analitike e Virgjereshes, shpesh  nuk jep rezultate ne lartesine e fushave te tjera te ekzistences se tij. Ne fakt Virgjeresha mund te jete pak romantike, pasi e jeton marredhenien dashurore me shume ne menyre cerebrale se sa pasionale.

Nuk ka tendencen te tradhetoje, vetem nese do te  mund te marre favore te vecanta nga personi me te cilin do te tradhetonte. Nuk vuan nga xhelozi e vecante. Por, nese tradhetohet, Virgjeresha merr nje pozicion hakmarres qe do te bente te pendohej partnerin tradhetar.

Perfaqesues te rendesishem te kesaj shenje:

J. W. Goethe, Ingrid Bergman, Greta Garbo, Bruce Springsteen, Sofia Loren, Sean Connery, Richard Gere.