Horoskopi – E Marte 10 Shkurt 2015

Lidhur me artikullin:

Ky eshte horoskopi per diten e marte 10 shkurt 2015. Yjet dhe planetet perputhen ne nje pike, kjo eshte dita e veprimeve te guximshme dhe e aktiviteteve qe kerkojne kurajo. Fati eshte ne anen tuaj, keshtu qe shkoni pas endrrave tuaja dhe mos e ktheni koken mbas. Nese keni nje plan veprimi por keni frike nga zbatimi i tij, sot eshte dita.

Dashi

Shtepia dhe familja do te jene fusha kryesore e interesit per te lindurit e kesaj shenje. Do te kete disa lajme emocionuese te cilat do te ngjallin nje stuhi emocionale. Mund te rifilloni nje bisede te vjeter me disa miq tuaj te ngushte. Nese jetoni larg prinderve, eshte momenti per ti vizituar ata.

Demi

Dita eshte e mire per te zhvilluar takime, intervista dhe aktivitete qe kerkojne bashkepunim. Çdo komunikim do te jete shume emocional dhe nuk do arrini te kontrolloni veten.

Binjaket

Eshte koha qe te beni ndryshime ne menyren e veshjes suaj, çfare bleni dhe stilin e jetes. Tregohuni me kritike me veten dhe perdorni te gjitha burimet qe keni ne dispozicion. Permes nje shtyse te tille do te rezultoni te suksesshem.

Gaforrja

Ndjenjat dhe emocionet tuaja do te jene mjaft pozitive. Mund te keni nje mbivleresim te tepert te aftesive tuaja, megjithate ne çdo rast keni perspektive te mrekullueshme perpara jush. Arsimi juaj gjate kesaj dite do te rezultoje mjaft i volitshem.

Luani

Qasja juaj racionale lidhur me çeshtje te pamundura do te jete mjaft e larte sot. Shanset jane qe te tradhtoheni nga neglizhimi i detyrave te perditshme dhe nga ndikimi i emocioneve te forta spontane.

Virgjeresha

Pasioni juaj per idealet e vjetra do te behet gjithnje e me i forte. Shume prej jush do te zhyten ne te kaluaren e lumtur te tyre, ne kerkim per te marre lajme nga ish-partneri qe kane pasur. Gjate kesaj dite nuk perjashtohen konfrontimet. Nese hiqni dore nga vlerat tradicionale ku keni besuar per hir te nje jete te re, mund te zhgenjeheni.

Peshorja

10 shkurti eshte nje dite e mire per te bere nje bisede te rendesishme me prinderit, eprorin apo nje bashkepunetor tuajin. Do te jeni ne kerkim te nje perspektive te re, ku nuk perjashtohet ndryshimi i partnereve, kushtet e punes dhe sistemit financiar.

Akrepi

Nje kthese e re e ngjarjeve do te jete ne duart tuaja. Parashikohen zbulime te reja dhe rivleresim i arritjeve tuaja te tanishme. Do te ndjeheni te lumtur nese keni zhvilluar apo avancuar ne diçka. Do te jeni me fat, pasi do te gjeni mbeshtetje financiare per te vene ne zbatim idete tuaja.

Shigjetari

Kjo dite nuk pritet te jete aspak e qete. Ngjarjet qe do te ndodhin do t’iu shqetesojne dhe do te bejne qe te merrni masa te pazakonta. Bindjet tuaja te vjetra dhe preferencat e vazhdueshme do te marrin nje kthese te papritur.

Bricjapi

Surprizat me te cilat do te perballeni sot do te jene kryesisht te parashikuara. Ka shume mundesi qe skenari juaj i nderlikuar, te behet i pashoq. Ju mund te merrni nje njoftim apo nje oferte qe e keni kerkuar per nje kohe te gjate.

Ujori

Kjo eshte nje dite e pershtatshme per tu marre me proceset e njohura te punes qe i keni lene pas dore. Do te perdorni ish-koleget tuaj per te marre disa informacione apo keshilla te vlefshme.

Peshqit

Te njohurit tuaj te vjeter kane filluar te luajne nje rol te madh ne jeten tuaj. Do te perqendroheni ne biseda te vjetra ne menyre qe t’iu jepni zgjidhje. Kjo eshte dita kur duhet ti shqyrtoni gjerat me qetesi.