Horoskopi – E Merkure 11 Shkurt 2015

Parashikimi i yjeve per diten e sotme, 11 Shkurt 2015

Dashi

Per te qene te lumtur me partnerin duhet te beni disa leshime te vogla. Mos kerkoni gjithmone qe te dale e juaja sepse do keni mosmarreveshje. Beqaret do jene gjate gjithe kohes ne kerkim por as sot nuk do e gjejne personin e duhur. Mos e humbisni besimin. Financat nga ana tjeter do jene te stabilizuara. Mund te beni pa problem edhe ndonje shpenzim me teper.

Demi

Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kesaj dite. Do kaloni me shume kohe prane atij qe dashuroni dhe do i shprehni me teper ndjenjat. Edhe beqaret do ndihen me mire duke qene se do hedhin hapat e para drejt nje lidhjeje te kendshme dhe emocionuese. Financat do kene permiresime te ndjeshme. Me ne fund nuk do kurseheni per disa shpenzime qe iu duhen.

Binjaket

Do jeni me teper xheloze sesa duhet sot dhe kjo mund te sjelle mosmarreveshje me partnerin. Mos e teproni sepse çdo gje e ka nje kufi. Lereni partnerin te shpjegohet. Beqaret do terhiqen shume fizikisht nga dikush qe ne fakt nuk ia vlen. Mos u nxitoni te krijoni nje lidhje sepse do zhgenjeheni shpejt. Financat do jene te qendrueshme dhe nuk do keni as problemin me te vogel.

Gaforrja

Do e keni paksa te veshtire sot t’i qendroni besnik personit qe keni ne krah. Do kerkoni me teper liri, por kur ta humbi partnerin do ndiheni bosh. Mos u nxitoni! Beqaret do kerkojne nje lidhje cilesore dhe afatgjate, çka sot nuk do iu ofrohet. Prisni edhe pak. Ne planin financiar do tregoheni shume te kujdesshem dhe nuk do nxitoheni te beni shpenzime. Do kete permiresime.

Luani

Çiftet me ne fund do mundin te jene te lumtur. Bashkepunimi dhe komunikimi do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Ne mbremje priten disa momente te zjarrta. Nese jeni ende vete, nuk do jeni edhe per shume kohe. Nje person interesant do shfaqet ne jeten tuaj. Financat do jene ne pergjithesi te mbrojtura. Mund te kryeni edhe disa transaksione te rendesishme.

Virgjeresha

Pritet qe dita e sotme te jete shume e qete per te dashuruarit. Bashkepunimi dhe komunikimi do jete i mire e nuk do perbeje asnje problem. Beqaret nuk duhet te bejne sakrifica te tejskajshme vetme per te gjetur dashurine. Ka kohe per gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mbrojtur gjate kesaj dite. Do keni me shume besim tek tjetri dhe gjithashtu do respektoni mendimet e tij. Beqaret do ia kalojne mire nen pranine e miqve dhe nuk do kene absolutisht asnje nevoje per dike tjeter prane. Ne planin financiar nuk ka ardhur ende momenti per te filluar operacione te medha financiare. Prisni edhe pak.

Akrepi

Nuk do kerkoni asgje tjeter sot perveç qendrueshmerise ne jeten tuaj ne çift. Nese flisni qetesisht me partnerin do i sqaroni mosmarreveshjet dhe do jeni me te qete. Beqaret nuk do kerkojne thjesht nje aventure kalimtare, por nje dashuri serioze dhe afatgjate. Mundesite per kete do jene te paketa. Tregohuni vigjilente ne planin financiar dhe pranojini keshillat e te tjereve.

Shigjetari

Ata qe jane ne nje lidhje do kene surpriza te kendshme gjate gjithe dites. Partneri do ua beje qejfin per gjithçka, prandaj shfrytezoni çdo moment. Nese ju beqare keni takuar para disa ditesh nje person interesant sot do merrni deklarata dashurie. Mos thoni jo sepse mundesia eshte e shkelqyer. Financat duan me shume kujdes dhe maturi. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kesaj dite. Do keni debate te shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat prane tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Nuk ia vlen te kesh nje lidhje kur nuk ndiheni mire. Beqaret nga ana tjeter do kene mundesi te mira per takime, por nuk do perfitojne. Financat do jene te qendrueshme, por per te bere me teper shpenzime duhet te prisni.

Ujori

Merkuri do ua beje edhe me te bukur diten sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese prane atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni per asnje moment nga ai. Beqaret nuk do duhet te enderrojne ende per nje princ te kalter sepse nje person mjaft interesant do behet pjese e jetes se tyre. Financat do jene te paqendrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Shume te zene me zgjidhjen e nje problemi familjar, nuk do i kushtoni rendesine e duhur atij qe keni ne krah. Shpjegojani si eshte situata nese nuk doni qe ai te merzitet. Beqaret do kene nje dite emocionuese dhe te kendshme. Gjerat do shkojne ashtu si ju i keni deshiruar gjithmone. Nese nuk nxitoheni kur te beni shpenzime financat do jene te qendrueshme.