Humb jeten akademiku Kristo Frasheri

Akademiku i njohur Kristo Frasheri eshte ndare nga jeta ne moshen 96-vjeçare. Ai u nda nga jeta diten e djeshme gjate oreve te mbremjes per shkaqe natyrale.

Ceremonite ne nderim te akademikut do te mbahen diten e merkure me date 3 shkurt 2016, nga ora 12.00-13.00 ne Akademine e Shkencave. Kjo e fundit i ka shprehur ngushellimet te afermve te akademikut Frasheri.

Kristo Frasheri ka nje prodhimtari shkencore qe mbulon nje periudhe 70-vjeçare. Qe nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij mbi Jeronim de Raden, ka botuar me dhjetera e dhjetera artikuj studimore, referate historike, vellime dokumentare dhe monografi shkencore, qe trajtojne pa perjashtim ngjarje, personalitete dhe procese te historise se Shqiperise
Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqerore, mendimi filozofik dhe levizja kulturore shqiptare