Humbje për muzikën shqiptare. Ndahet nga jeta Gaqo Çako

Është ndarë nga jeta dje, artisti i mirënjohur i muzikës, Gaqo Çako.

Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij ishte mjaft e pasur me operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj., si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, u rreshtua ndër emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Gaqo Çako, mjeshtri i muzikës operistike, mbante titullin “Artisti i Popllit” dhe “Nderi i Kombit”.