Hummels i qeteson te gjithe. “Nuk eshte demtim i rende”

Lidhur me artikullin:

Qendermbrojtesi i Bayern Munchen, Mats Hummels, ka qetesuar tifozet bavareze pas demtimit qe pesoi dje gjate ndeshjes ne Hamburg. Kampionet e Gjermanise fituan 1-0 me golin e vone te mesfushorit 21-vjeçar Joshua Kimmich. Shtatlarti, i cili deri vjet luante te Borussia Dortmund, mori nje goditje te forte ne gju ne pjesen e pare dhe – pasi provoi te luante disa minuta ne te dyten – u detyrua t’i linte vendin kolegut te tij ne mbrojtje, Jerome Boateng. Ne stadiumin “Volksparkstadion”, tifozet miq u shokuan dhe menjehere lindi frika se kampioni i botes mund te mos luaje ne ndeshjen e mesjaves kunder Atletico Madrid ne Champions League.

Fatmiresisht, kjo nuk do te ndodhe. Pas ndeshjes, Hummels foli para kamerave duke thene se demtimi ishte relativisht i lehte dhe shpreson te jete gati per betejen me te forte te Bayern ne sezonin e ri.

“Para pushimit te pjeseve, mora nje goditje ne gju. Mendova se do te ishte me mire nese do te luaja, por nuk rezultoi keshtu. Shpresoj te jem gati per ndeshjen e se merkures”, – u shpreh 27-vjeçari, mungesa e te cilit do te ishte jo pak e dhimbshme per trajnerin Carlo Ancelotti, sepse Boateng sapo eshte rikthyer nga demtimi dhe nuk eshte 100% gati per sfida te nivelit te larte.