Hummels: Ne çerekfinale dua Barçen, United ose Chelsea

 

Mbrojtesi i Borusias se Dortmundit, Mats Hummels shpreh preferencat e tij per shortin e fazes çerekfinale te Champions League. 25-vjeçari deshiron perplasjen me nje nga skuadrat e medha kunder te cilave nuk ka luajtur ne kete faze te Championsit.

Do te doja te luaja kunder nje skuadre me te cilen nuk jam perballur me pare ne çerekfinale. Ndoshta Manchester United, Barcelona ose Chelsea. Ne fund te fundit nuk ka shume rendesi se ke do te na vendose perballe shorti, te gjithe kundershtaret jane shume te forte.”

Duke analizuar sfiden e kthimit te 1/8 ndaj Zenitit, Hummels e pranoi se verdhezinjte vuajten shume ne “Signal Iduna Park”

Sigurisht qe po i gezohemi shume kualifikimit. Gjithmone behet e veshtire kur e di qe nje barazim, por edhe nje humbje minimale mund te mjaftoje per te kaluar ne fazen tjeter. Zeniti ishte shume me lart se ne ndeshjen e pare, mendoj se Danny ne veçanti zhvilloi nje ndeshje te mire. Kur ata kaluan ne avantazh po mendoja se kjo ishte ajo qe nuk na duhej, por ne fund kishte pak rendesi. Barazimi na qetesoi disi.

Champions League dhe Kupa e Gjermanise jane trofete e vetem qe synon formacioni i Jurgen Klopp, pasi ne Bundeslige Bayerni ka krijuar nje shkeputje prej 23 pikesh dhe mund te shpallet matematikisht kampion brenda dy takimeve te ardhshme.