Humor apo e vertete? “Ilir Meta hajde merr skuadren se me ty shkojme ne Champions”

Lidhur me artikullin:

Duket e pabesueshme. Nuk dihet se sa e vertete eshte por tifozet e Skraparit, nje ekip qe militon ne kategorine e trete te futbollit shqiptar i kerkojne kryetarit te Kuvendit te Shqiperise njekohesisht edhe kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i cili eshte nga ky qytet, qe te behet President i ekipit te Futbollit te Skraparit.

Nuk dihet se sa do ta pranoje Meta kete ftese, jo me shume per aktivitetin e tij te ngjeshur politik, po per vete financat qe kerkon nje sipermarrje e tille, per me teper kur Meta eshte shprehur se nuk ka as makine, por leviz me makinen e shtetit.

Gjithsesi skraparllinjte besojne se me te ne krye Skrapari mund te shkoje edhe ne Champions League.