I ikin 4 lojtare , kerkojne azil

Lidhur me artikullin:

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte duke u mbajtur Gold Cup, perkatesisht kampionati futbollistik i Amerikes Veriore dhe Qendrore (CONCACAF), ndersa vemendjen me te madhe te publikut deri me tani e ka terhequr perfaqesuesja e Kubes, por jo me loje te mire, por me problemin e lojtareve qe ikin ne perpjekje per te marre azil ne SHBA.
Kuba ne fazen e grupeve eshte mposhtur nga Meksika (6:0), Trinidadi (2:0), ndersa fitorja ndaj Guatemalas (1:0) i ka siguruar ndeshjen çerekfinale ku me rezultatin 0:6 u deklasuan nga SHBA-te.

Por, nuk eshte futbolli me ane te cilin ekipi kubanez terheq vemendjen, por fakti se pas çdo ndeshje largohet nga nje lojtar. Deri me tani ekipin e kane braktisur Arael Arguellez, Dario Suarez, Aricheel Hernandez dhe Ariel Martinez, dhe te katert kerkojne azil dhe nuk kane ndermend te kthehen ne vendlindjen e tyre.

Qe nga viti 1999 azil ne SHBA kane kerkuar gjithsej 20 perfaqesues te kombetares se Kubes.

Kujtojme se ne Kanada javen e kaluar u mbajten Lojerat Pan Amerikane, nga te cilat ne Kube, gjithashtu nuk u kthyen kater perfaqesues te ketij vendi, te cilet strehim kerkojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Kuba dhe SHBA-te kane nisur nje proces historik te normalizimit te marredhenieve pas me shume se 50 vitesh. Ne hijen e hapjes se ndersjelle te ambasadave dhe intensifikimit te bashkepunimit diplomatik dhe ekonomik mes dy vendeve, pritet qe nje nga temat e diskutimit te jete çeshtja e migrimit te shpeshte te kubanezeve ne Shtetet e Bashkuara.

Burimi: Telegrafi