Ibrahimovic: “Jam ne formen me te mire. Mosha? Jane vec numra”

Lidhur me artikullin:

Zlatan Ibrahimovic i njoftoi te gjitha klubet qe kerkojne sherbimet e tij se nuk ka ndermend te terhiqet nga futbolli ne nje te ardhme te afert. Sulmuesi i Paris SG, i cili do te jete pjese e kampioneve te Frances ne ndeshjen e dites se sotme ne Champions League ndaj Chelsea, ka te ngjare te largohet nga skuadra e Laurent Blanc, ne fund te sezonit, atehere kur i mbaron kontrata.

Disa klube, edhe nga me elitaret e Europes, kane menduar te marrin Ibrahimovic, por druhen vetem nga mosha e tij, teksa gjate sezonit te ardhshem do te jete 35 vjeç. Megjithate, suedezi ndihet ne forme dhe nuk ka ndermend te var kepucet ne gozhde.

“Une ndihem i ri, shume i ri. Do ta shikoni ne fund te ketij sezoni dhe ne Euro 2016. Mosha eshte vetem nje numer,” – tha Ibrahimovic.

“Te ardhmen time do ta vendos pas dy muajsh, kur te mos kem me kontrate, – shtoi Ibrahimovic. – Kam lexuar shume per kalimin tim ne vende te ndryshme, por asgje nuk eshte e vertete, sepse une nuk kam biseduar me askend dhe as vete nuk e kam vendosur te ardhmen.”

Paris SG, qe eshte vetem nje hap larg titullit te katert radhazi ne France, do te luaje te merkuren ndaj Chelsea ne 1/8-t e finaleve te Champions League, pasi ka fituar 2-1 ne ndeshjen e pare.