Ibrahimovic ne librin e rekordeve. Ka shenuar me 7 skuadra te ndryshme ne Europe

Lidhur me artikullin:

Zlatan Ibrahimovic eshte nje nga me te medhenjte e te gjitha koherave. Kete e tregojne, perveç aftesive teknike, edhe statistikat. Me golin e shenuar kunder Zorya, suedezi ka arritur nje tjeter rekord te rendesishem: ka shenuar me 7 skuadra te ndryshme ne Europe. Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe tani me Manchester United. Por eshte nje rekord qe “Ibracadabra” duhet ta ndaje me Adriano Mutu dhe John Carew. Ne moshen 34-vjeçare suedezi eshte akoma ne gjendje te vendose ndeshjet. Zlatan futet ne historine e kompeticioneve europiane me 52 gola te realizuar ne 129 ndeshje.

Nga 2001 ka luajtur dhe shenuar me shtate skuadra te ndryshme, te gjitha protagoniste ne panoramen kontinentale. Duke filluar nga Ajax, skuader me te cilen ka shenuar 9 here ne 27 ndeshje. Ne 2004 Juventus e ka marre ne Itali. Me bardhezinjte kane ardhur vetem 3 gola ne 19 ndeshje, te gjitha ne Champions League. Nje trofe qe e ka ndjekur per nje kohe te gjate dhe qe tani eshte kthyer pothuajse ne nje fiksim. Me pas eshte transferua tek Inter dhe Barcelona, por me Milan dhe PSG eshte transformuar ne nje futbollist te plote, i afte te udheheqe i vetem repartin e sulmit.

Ne gjashte sezone kane qene 29 golat e shenuar ne 49 ndeshje te Champions League. Tani, te Manchester United, Ibrahimovic kerkon te vazhdoje te mahnite, shenoje dhe, natyrisht, te fitoje. Megjithate, rekordin duhet ta ndaje me dy lojtare te tjere, me pak vendimtar se ai: Adrian Mutu dhe John Carew. Rumuni ka shenuar ne Europe, si Ibrahimovic, me 3 skuadra italiane: Parma, Fiorentina dhe Juventus. Te tjerat kane qene Chelsea, Petrolul Ploiesti, Arges Pitesti dhe Dinamo e Bukureshtit. Ndersa, Carew, perveçse ka shenuar ne Kupen UEFA me Roma, ka realizuar edhe me Aston Villa, Lyon, Valencia dhe Besiktas, ashtu sie dhe me dy ekipet norvegjeze Rosenborg dhe Valerenga.