Ibrahimovic perzgjedh shokun e skuadres si futbollistin perfekt

Zlatan Ibrahimovic tha se shoku i skuadres te Manchester United, Wayne Rooney, eshte “futbollisti perfekt” dhe meriton me shume respekt, pasi kapiteni i Anglise theu rekordin e klubit te “djajve” per numrin e golave te shenuar ne Kupat e Europes, pasi realizoi nje nga kater golat ne fitoren 4-0 ndaj Feyenoord. 31-vjeçari Rooney shenoi golin numer 39 ne Kupat e Europes per Manchester United qe ka nevoje per nje pike ne ndeshjen e fundit kunder Zorya Luhansk per t’u kualifikuar ne 1/16-t e Europa League. Me golin e radhes, Rooney do te barazonte rekordin e Ser Bobby Charlton, golashenuesi me i mire i historise se United me 249 gola.

“Ai eshte nje person fantastik, nje futbollist perfekt – tha Ibrahimovic, qe i dha pasimit per gol Rooney. – Jam shume i lumtur qe arriti rekordin europian dhe tani do ta ndihmoje te behet golashenuesi me i mire i historise se Manchester United. Kjo po qe do te ishte arritje.” Ibrahimovic shtoi: “Une mendoj se kur je i famshem njerezit jane te interesuar per gjithçka qe ben dhe Rooney u kryqezua per nje gote alkool ne dasme, diçka qe e ben kushdo dhe nuk ka lidhje me profesionalizmin. Une e admiroj Rooney per karrieren qe ka pasur. Nuk shoh futbolliste te lindur ne Angli qe te kene pasur karrieren e tij, prandaj meriton respekt maksimal.” Mourinho shtoi: “Lojtare si Rooney nuk kane me asnje pergjigje per te dhene, vetem te shijojne vitet e fundit te karrieres dhe te luajne sa me mire te jete e mundur.”