Ibrahimovic: “Rashford ka potencial per te qene me i miri ne Bote”

Lidhur me artikullin:

Talenti i Machester United Marcus Rashford do ta pushtoje boten e futbollit, kete parashikon shoku i tij i skuadres Zlatan Ibrahimovic. Rashford beri nje paraqitje te mire ne humbjen kunder City, madje duke shenuar edhe nje gol por qe u anulua per pozicion jashte loje pas nje devijimi te Ibrahimovic. 18 vjeçari po kalon nje vit 2016 te mrekullueshem duke shenuar ne te gjitha ndeshjet ne te cilat debuton, dhe Ibrahimovic mendon se ai do te behet nje nga me te miret ne qarkullim, nese i jepet koha te zhvillohet.

“Ne radhe te pare, ai eshte 18 vjeç, eshte akoma i ri. Ai ka shume vite perpara,” shprehet suedezi per MUTV.

“Mendoj se ai ka potencial te madh, por duhet te mos harroni se eshte akoma shume i ri. Ai nuk eshte se duhet te pushtoje boten tani, klubi e di kete, trajneri e di kete dhe i gjithe ekipi e di kete. Ne e dime kualitetin e tij dhe se çfare eshte ne gjendje te beje. Por nuk kemi pse nxitohemi dhe t’i shtojme presionin pasi kjo mund te kete nje efekt negativ. Avash avash, ai do ta pushtoje boten. Por duhet te kete durim. Une do ta ndihmoj çdo dite, ate dhe te tjeret, ne çdo menyre qe do mundem.”