ICTSmedia çeli dje edicionin e katert te Albanian ICT Awards

Mbremja e se Enjtes shenoi startin e edicionit te katert te nje prej evenimenteve me madhore ne sektorin e teknologjise se informacionit tashme tradicional per shqiptaret, Albanian ICT Awards.

Nje mision i ICTSmedia dhe te gjithe atyre qe besojne ne shpirtin e Albanian ICT Awards, organizatoret per vitin e katert me radhe shpalosen kurajon e tyre duke premtuar me shume shprese dhe kontribut per sektorin e teknologjise se informacionit ne Shqiperi.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Evenimenti mbajtur ne Qendren per Hapje dhe Dialog – COD prane Kryeministrise se Republikes se Shqiperise u shoqerua me supriza per te ftuarit nga stafi i Albanian ICT Awards ku spikati nje mesazh holografik i trajnerit te kombetares shqiptare Xhani De Biazi dhe xhirimi ne teknologjine 360 grade te aktivitetit.

Ne kete aktivitet nderuan me pjesemarrjen e tyre figura te shquara te jete politike dhe akademike ne vend si Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike, Milena Harito, Adrian Civici, Rektor i Universitetit Europian ne Tirane, Viola Smaja Drejtore e Marredhenieve me Publikun prane Raiffeisen Bank, Kosta Giakumis, zv. Rektor i Universitetit te New York-ut ne Tirane dhe Drejtorja e COD Falma Fshazi.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Ministrja e Inovacionit Milena Harito gjate fjales se rastit vuri theksin te temat e nxehta te trajtuara ne Forumin Ekonomik ne Davos dhe pikerisht ate te “revolucionit te katert industrial” identifikuar me teknologjine e informacionit.

Z. Ardian Civici gjate pershendetjes se tij shtroi nje pyetje te Adam Smith, “Si mund te zhvillohen kombet?” Dhe pergjigja e tij ishte tek inovacioni, pikerisht ky inovacion mbi te te cilin qendrojne themelet e Albanian ICT Awards.

Kushtrim Shala, bashkethemelues dhe organizator i Albanian ICT Awards gjate aktivitetit zbuloi edhe emrat e jurise se ketij viti e perbere nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Anni Dasho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Ky edicion do te vijoje te ftoje aplikantet ne po ato pese kategorite e nje viti me pare: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli ne ngritje i Vitit dhe ICT Sherbimi Publik me i mire i Vitit, ndersa dy kategorite shtese Akademiku i Vitit ne ICT dhe Femra e Vitit ne ICT do te votohen nga anetaret e Jurise.

Nje falenderim nga organizatoret ishte dedikuar per sponsoret tradicionale nder vite qe i kane qendruar gjithnje prane misionit te ICTSmedia si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen dhe Albsoft. Ky aktivitet i praprin dhjeterave takimeve te cilat do te organizohen ne kuader te konkursit per te derguar mesazhin e Albanian ICT Awards ne çdo komunitet ICT qe u perket shqiptareve. Entuziazmi dhe suksesi i ushqyer nga partneriteti ne rritje do te kulmoje ne Mbremjen tradionale Gala.

Ofrimi i mundesive, zhvillimi i sektorit ICT, informimi i opinionit publik dhe promovimi i inovacionit shqiptar ne mbare trevat do te jene edhe nje here tjeter kryefjala e shume takimeve dhe workshopeve ne vijim.

/PC World Albanian/