Idriz Batha: “Partizani eshte skuadra me e mire kete sezon”

Lidhur me artikullin:

Vete vjen nga ai gol i mrekullueshem ndaj Vllaznise, ndoshta edhe per kete arsye klubi e ka zgjedhur si protagonist ne konferencen e shtypit para Teutes. Per fat te keq nuk sherbeu qe te kuqte te dilnin me 3 pike nga Loro Borici. 3 ndeshje pa fitore ne kampionat per Partizanin, ne mes nje eleminim i hidhur ne Kupe nga Beselidhja, cfare calon te Partizani, pergjigje prej lideri ajo e Idriz Bathes.

“I vetmi problem ka qene fati, kemi krijuar raste dhe volum loje per nuk ja kemi dale per te marre tre piket sepse edhe fati s’na ka dashur”.

Ndeshje absolutisht per tu fituar ajo ndaj Teutes, edhe pse Batha largon presionin, per karikimin preferon krenarine e nje skuadre qe lufton per titullin.

“Nuk ndihemi nen presion, eksperienca na thote se do jete nje ndeshje e veshtire pasi s’ka ekipe te lehta, por ne do te futemi ne fushe si skuadra qe pretendon te fitoje titullin kampion. Kjo nuk do te thote se sdo te kete shanse per ta, por ne futemi me nje synim te qarte per ta fituar ndeshjen”.

Pas Teutes eshte derbi, ne kampin e kuq nuk kane luksin per te luajtur ne “Elbasan Arena” me mendjen te Selman Stermasi, edhe pse kjo ndeshje luhet edhe ne funksion te perballjes me Tiranen.

“Nuk po mendojme aspak per derbin, duhet te fitojme ndaj Teutes. natyrisht qe nese shkon me nje fitore ne derbi eshte mire edhe per moralin, por ne fillim eshte ndeshja me Teuten”.

Ne kampionat rruga drejt titullit po ecen ne nje korsi katershe, por Partizani nuk mund te kete frike, mesazhi per rivalet nga Batha eshte i qarte.

“Nuk i druhemi asnje rivali dhe nuk shikoj asnje skuader me lart se Partizani”.