IFFHS – Ja kush eshte kampionati me i forte ne Bote

Lidhur me artikullin:

Ronaldo, Messi, Real galaktik me blerjet prej disa qindra miliona eurosh, Barcelona e spektaktlit me nje treshe sulmi fantastike dhe si te mos mjaftonte duke i shtuar edhe Atletico Madrid qe triumfoi ndaj titaneve fale konceptit te skuadres. Futboll i bazuar te spektakli ku teknika mbizoteron ndaj taktikes e strategjive si te nje ndeshje shahu dhe shume talente nga Amerika e Jugut qe mbushin skuadrat.

Nuk ka nevoje per shume imagjinate per te gjetur se cili ishte kampionati me i forte ne bote per 2014. Me te gjithe keto komponente nuk eshte aspak cudi qe La Liga spanjolle shpallet si kampionati me i forte ne bote per te pestin vit rradhazi nga IFFHS, Federata Nderkombetare e Historise dhe Statistikave ne Futboll.

La Liga ruan kryesimin fale performances se jashtezakonshme te skuadrave te saj jo vetem ne kampionat, por edhe ne kompeticionet europiane dhe nderkombetare me Real Madrid qe u kurorezua kampion i kontinentit ne kompeticionin me te rendesishem, Champions League duke fituar finalen e Lisbones pikerisht perballe nje tjeter skuadre te La Liga, Atletico Madrid nderkohe qe per te rritur koeficientet kane sherbyer dhe performancat e Barcelones, dhe Sevilla.

Surprize ne klasifikimin e kampionateve me te forte ne Bote mund te konsiderohet vendi i dyte, me Serie A italiane qe ndodhet aty duke zbritur nje shkalle me poshte, ne vendin e trete Premier League angleze. Te dy kampionatet ishin shume prane njeri tjetrit per sa i perket koeficienteve, por performanca e klubeve italiane ne Europe ne teresi ishte me e mire se ajo e klubeve Angleze. Primera Division e Argjentines ndodhet ne vendin e katert duke u pozicionuar me mire nder kampionatet e Amerikes se Jugut, nderkohe qe nenvizohet zbritja me dy shkalle e Bundesliges Gjermane qe aktualisht ndodhet ne vendin e 5-te. Bayern Munchen pozicionohet i dyti ne klasifikimin boteror te klubeve, por shkaku per zbritjen e Bundesliges duhet kerkuar te ai qe eshte konsideruar si klubi i dyte Gjerman, Borussia Dortmund qe me performancat e dobeta gjate pjeses se fundit te 2014 ka zbritur ne vendin e 25 ne renditjen boterore te klubeve.

Kampionati Francez ruan pozicionin qe kishte ne 2013, vendin e 7 , pas Brazilit ndersa dhjeteshja e mire mbyllet me Portugaline, Kolumbine dhe Paraguajin.

Per sa i perket Shqiperise, kampionati yne ndodhet ne vendin e 67 ne bote, ndersa nje vit me pare ndodheej ne te 59, por kjo zbritje sic shpjegohet edhe ne metrin e vleresimit te IFFHS, nuk i detyrohet rivalitetit te Kategorise Superiore qe ne sezonin e saj aktual ka arritur kulmin, por performancave te klubeve shqiptare ne Europe, me nje mrrekulli si ajo e Kukesit ne 2013 qe nuk u arrit te perseritej nga skuadrat shqiptare edhe veren e kaluar.