IFFHS: “La Liga kampionati me i forte ne Bote”

Lidhur me artikullin:

Per te gjashtin vit rresht, Primera Division vleesohet nga Instituti i Historise dhe Statistikave te Futbollit si kampionati me i forte. Ne publikimin vjetor te institucionit prestigjoz, Spanja mban vendin e pare me 1262 pike, e ndjekur nga Italia me 1177 pike dhe Gjermania me 1044 pike. Tre kampionatet me te forte te planetit qe transmetohen ekzkluzivisht ne paketen Supersport, ndiqen nga Argjentina dhe me pas Ligue 1 ku aktualisht militojne Lorik Cana dhe Ermir Lenjani. Klasifikimi bazohet ne ecurine e kampionatit, kupes dhe rezultateve te arritura nga klubet e federatave perkatese. Primera Division ruan pozitat kryesuese fale ecurise se jashtezakonshme te skuadrave spanjolle gjate vitit 2015 ku skuadra si Barcelona, Real Madrid, Sevilla, Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid gezojne pozita te rendesishme ne klasifikimin e klubeve. Spanja e ruan pozicionin e pare qe prej vitit 2010, ndersa Serie A fale Juventusit e Napolit mban shkallen e dyte te podiumit qe plotesohet nga Bundesliga. Premier League zbret ne vendin e shtate per shkak te ecurise se dobet te klubeve ishullore ne kompeticionet kontinentale, ndersa Portugalia, Belgjika dhe Rusia mbyllin dhjeteshen e pare.