Iken Guardiola. Bayern per 3 vite me Ancelotti

Lidhur me artikullin:

Tashme eshte zyrtare, Pep Guardiola do te largohet ne fund te sezonit nga Bayern Munchen dhe vendin e tij te kampionet e Bundesliges do ta marre Carlo Ancelotti. Njoftimi u dha nga presidenti i bavarezeve, Karlz Hainz Rumenigge, i cili pasi felenderoi Guardiolen per gjithcka ka bere te Bayern, zbuloi se trajneri italian do te nise veren e ardhshme nje projekt 3-vjecar.

“I jemi mirenjohes Guardioles per gjithcka i ka dhene klubit tone. Shpresoj qe me te ne fund te sezonit te festojme suksese te tjera. Jemi te lumtur qe do te punojme me nje tjeter trajner te suksesshem, si Carlo Ancelotti.”

Gjate dy sezoneve te para ne krye te Bayern Guardiola ka fituar dy here Bundesligen, nje Kupe te Gjermanise, Superkupen e Europes dhe nje Boteror per klube. Palmaresit te tij me kampionet e Gjermanise mund t’i shtoje trofe te tjere ne fundit te sezonit aktual, ku me i deshiruari eshte pa dyshim Champions League. Tashme spanjollit nuk i mbetet tjeter vjecse te njoftoje se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem ne Premier League, Manchester City apo Chelsea. Ne Angli jane te sigurte se Guardiola do te kerkoje si perforcim te skuadra e tij e re sulmuesin e Barcelones, Luiz Suarez.

Per Carlo Ancelotti kjo do te jete eksperienca e pare ne Bundeslige, pasi me pare ka drejtuar skuadra te medha ne Serine A, Premier League, Ligue 1 dhe Primera Division. Misioni i radhes per te mbetet i njejte, te fitoje gjithcka me Bayernin e Mynihut.