Ilir Meta: “Te votohet reforma dhe pastaj zgjedhje te parakohshme”

Lidhur me artikullin:

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka leshuar sot deklaraten “bombe” se eshte i gatshem qe te largohet nga mazhoranca dhe te krijohet nje qeveri teknike pas reformes ne drejtesi.

“Te gjithe duhet te sakrifikojme per kete gje. Per t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar ne patriotizmin e te gjitheve, miratimi i reformes eshte i domosdoshem dhe duke e pare qe mosbesimi eshte kaq shqetesues dhe kaq i lodhshem, jam i bindur qe zgjidhja eshte ndertimi i nje qeverie ekspertesh. Une jam gati te jap doreheqjen pas miratimit te reformes. Drejtesia te bjere mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjeter. Mesazhi mendoj se eshte shume i qarte”, u shpreh kryeparlamentari.

Ilir Meta theksoi disa here se kjo reforme historike duhet te miratohet patjeter me konsensusin e te dyja paleve politike, ne rast te kundert mazhoranca nuk i ka votat per ta miratuar e vetme. Meta propozoi gjithashtu qe ai personalisht, Kryeministri Edi Rama, kryetari i PD Lulzim Basha dhe ambasadoret Lu – Vlahutin te mbyllen ne Kuvend qe te peste dhe te arrijne konsensus. Ne rast te kundert, theksoi kryeparlamentari, Meta – Rama – Basha dhe ambasadoret Lu – Vlahutin te largohen nga politika dhe nga diplomacia.

“Qe te peste te ikim nga politika dhe nga diplomacia. Kjo eshte çeshtje shume e rendesishme per Shqiperine. I kam dhene fjalen ndihmes sekretarit amerikan te shtetit qe merret me e programin e SHBA-se per luften ne drejtesi, se do te bej cdo gje per te kaluar reforma, per te kaluar me konsensus dhe sipas Venecias, dhe ai me ka kerkuar qe te bej çdo perpjekje. Kjo eshte perpjekja ime e fundit, une jam ketu”, beri te qarte kryetari i Kuvendit Ilir Meta.