Infocom Albania nderon Drejtorin e Pergjithshem te Vodafone Albania me “Menaxher i Vitit”

Vodafone Albania u vleresua me çmim ne Forumin e 7-te te Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania. Drejtorit te Pergjithshem te Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare iu akordua çmimi “Menaxher i Viitit” per kontributin e dhene ne fushen e komunikimeve elektronike ne Shqiperi.

“Ndihem teper i lumtur qe jam pjese e ketij forumi. Mendoj se ky çmim nuk eshte vetem per mua, por edhe per skuadren fantastike qe qendron pas meje. Ne keto 4 vite ne Shqiperi kam pare tregun te zhvillohet, te ndryshojё dhe shihet qarte sesi keto gjera po formojne te ardhmen. Puna e bere per spektrin ne keto 2 vitet e fundit eshte vertet fenomenale dhe autorizimet e dhena per frekuencat kane mundesuar teknologji te avancuara si 4G dhe 4G+. Keto zhvillime kane vertet vlere dhe mesazhi qe deshiroj te percjell eshte te vazhdojme te punojme fort ne kete drejtim dhe te nxisim formimin e te ardhmes dixhitale” – tha Z.Mare ne fjalimin e mbajtur pas marrjes se çmimit “Manaxher i Vitit”.

Vodafone Albania ka investuar vazhdimisht ne vend per t’iu shёrbyer sa me mire klienteve dhe kerkesave te tyre. Tashme prej 15 vitesh ne treg, Vodafone ka qene pararoje e sherbimeve dhe produkteve inovatore si dhe nje nga nxitesit kryesore te zhvillimit te sektorit te komunikimeve elektornike ne vend. Gjate viteve 2015 dhe 2016 Vodafone Albania ka fuqizuar edhe me tej poziten e saj si lider ne treg. Se fundmi, Vodafone Albania ka investuar ne shtrirjen e teknologjise 4G ne te gjithe vendin dhe tashme klientet Vodafone perfitojne internet te shpejte dhe sherbime inovatore pertej sherbimeve tradicionale zanore & data. Nje prej tyre eshte edhe sherbimi M-Pesa i prezantuar nje vit me pare dhe qe i mundeson klienteve te kryejne pagesa dhe te bejne transferta parash nepermjet telefonit celular.

“Shaping the digital future” (Duke formuar te ardhmen dixhitale) ishte tema kryesore e Forumit te 7-te te Komunikimeve Elektronike ne Shqiperi Infocom Albania. Evenimenti qe nderon kompanite novatore, sherbimet dhe produktet risi si dhe drejtuesit e kompanive per kontributin e tyre ne funksion te zhvillimit te industrise se komunikimeve elektronike ne Shqiperi, Infocom Albania, vjen ne kete edicion te 7-te me fokus dixhitalizimin, si e ardhmja e fushes se komunikimeve elektronike. Forumi zgjati dy dite, 24-25 Maj me nje axhende te pasur diskutimesh rreth çeshtjeve dhe zhvillimeve kryesore te kesaj industrie dhe synimeve per te ardhmen.

/Shekulli