“Inkurajim Artistik Brezash”, hapja e ekspozites nga Tirana Business University

Tirana Business University, ne kuadrin e mbeshtetjes dhe promovimin te veprimtarise artistike te krijuesve shqiptare, si nje pjese e rendesishme e sipermarrjeve dhe ekonomise krijuese te vendit dhe si nje burim i vyer dhe i pazevendesueshem i emacipimit estetik, moral dhe shpirteror te shoqerise shqiptare, do te organizoje per dashamiresit e artit pamor ekspoziten e gjashte (6-te) te saj me vepra ne pikture te titulluar “Inkurajim Artistik Brezash”.

E veçanta e kesaj ekspozite eshte qe ne te do te marrin pjese me veprat e tyre disa nga piktoret korifenje shqiptare si Ibrahim Kodra dhe Guri Madhi, veprat e te cileve jane nje pasuri e çmuar jo vetem per trashegimine e artit shqiptar, por edhe per artin boteror.

Gjithashtu ne kete ekspozite do te marrin pjese edhe disa piktore te cilet tashme jane ne kulmin e veprimtarise se tyre krijuese si, Prof. Lec Shkreli, Dr. Abaz Hado, Fate Velaj, Helidon Haliti, Arif Lushi, Ruben Hajnaj, qe me punimet e tyre te ekspozuara brenda dhe jashte vendit e kane pasuruar dhe lartesuar se tepermi imazhin e artit pamor shqiptar.

Ne  kete ekspozite te kuruar me shume kujdes nga ekipi organizator vjene si nje risi edhe vendosja ne krah te piktoreve te sprovuar te artit tone e veprave te disa prej piktoreve te rinj te talentuar shqiptar si: Gerti Dajçi, Jona Dividi, Brisi Kalaja, Edi Argjiri, Ruzmira Beqiraj Bejaj, etj, te cilet do t’i sjellin kesaj ekspozite me shume diversitet dhe dinamike.

Se fundmi kjo ekspozite vjen edhe si nje homazh per dy piktore te talentuar dhe bashkepunetore te vyer te TBU-se, te cilet do marrin pjese me veprat e tyre, Skender Lako dhe Dhimiter Theodhori qe u ndane nga jeta pak muaj me pare.

Shumica e piktoreve ne kete ekspozite do te prezantojne punime nga krijimtaria e tyre te pa ekspozuara me pare, duke rritur ne kete menyre interesin e vizitoreve dhe artdashesve te shumte qe do te kene mundesi ta ndjekin ekspoziten nga hapja e saj diten e Merkure me 8 Qershor 2016, ora 18.30, ne ambjentet e Tirana Business University, deri ne daten 12 Qershor 2016, ora 20.00, kur ekspozita do te mbyllet.

Kjo ekspozite mbeshtetet nga dy prej kompanive prestigjoze shqiptare Birra Tirana, kompania me e madhe e prodhimit dhe shitjes se birres ne Shqiperi dhe F&M Reklama, nje prej kompanive me te njohura shqiptare ne fushen e reklamave, te cilat meritojne nje falenderim te veçante.

/Info Albania