Inspektoriati i shtetit dhe policia mbyllin 19 lokale ne Tirane

Lidhur me artikullin:

Pas masakres se 4 nentorit ne kryeqytet kun e lokalin e nates humben jeten kater persona Inspektoriati shteteror i mjedisit dhe policia e shtetit mbyllin 19 lokale nate kryesisht te muzikes tallava per mungese dokumentacioni dhe mos plotesim te kushteve te sigurise.
Gjate kontrollit jane marre masa penalizuese me gjobe dhe per 30 subjekte te tjera te cilat u eshte lene nje afat kohor per 15 dite deri ne plotesimin e kushteve, ne te kundert dhe keto do te mbyllen. Gjithashtu mesohet se jane shoqeruar ne komisariat 25 kercimtare te lokaleve te nates, kryesisht serbe, rumune dhe bullgare.
Keto masa vijne pas nje urdher kontrolli te ISHM dhe Drejtorit te Policise se Tiranes Ardian Cipa ku eshte kerkuar masa emergjente per shmangien e rasteve te ngjashme si ne lokalin Ante Grand ku humben jeten 4 persona.
Ne baze te komunikates se Inspektoratit te Mjedisit, lokalet e mbyllura jane nder me te frekuentuarat ne kryeqytet, te cilat megjithate nuk kishin leje mjedisore per zhurmen akustike qe shkaktonin.
Keto lokale sipas policise se Tiranes prej kohesh ishin kthyer ne shqetesim per qytetaret per shkak te zhurmave dhe problemeve qe krijoheshin me konflikte ndermjet klienteve, ndersa per cdo tentative te rihapjes se ketyre lokaleve blute paralajmerojne me sekuestrim pasurie dhe arrestim te pronareve.

Lokalet e kontrolluara nga Inspektorati Shteteror i Mjedisit jane:

-Bora Bora
-Mexico
-Harem Tirona
-Candy Club
-Maria Bonita
-Camoflage
-Club Orient
-Valentino
-Shqiponja
-Lorenco
-Crystal Club
-Disko Ferrari
-Tallava Kosova
-Hannover
-Lonto
-Butterfly
-Country Club
-Roksi Club
-Urgjenca
-Nostalgjia
-Tallava Lili
-Element
-Capriccio
-Flares
-E Jona
-Big Ben
-Lizard
-Lart Shpk
-The Code
-Crazy Calvin

Ne mengjesin e te martes me 4 nentor ne lokal ante grand ne kryeqytet ne rrugen e Elbasanit pas nje konflikti ndermjet grupeve te te rinjve humben jeten Enea Xhaj, Edisaon Jaho, Arber Demiraj dhe shtetasi Italian Giampaolo Azzolo, ku autor i dyshuar per masakren me mase sigurie arrest me burg eshte 26 vjecari Konstandin Xhuvani.


Video: