INSTAT njofton rritjen me 6.8% te shitjeve me pakice

Instituti i Statistikave njoftoi se shitjet me pakice jane rritur me 6,8% ne tremujorin e fundit te vitit 2015, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Nese brenda ketij grupi do te perjashtohej shitja e karburanteve, rritja do te ishte 13,5%.

Ne fakt, shitjet per naften dhe benzine kane pesuar nje ulje prej 4,7%.

Ne kete tremujor, ne grupin “ushqime, pije, duhan” shitjet jane rritur 20,5% krahasuar me te njejtin tremujor te vitit 2014, duke dhene keshtu dhe kontributin kryesor ne indeksin e volumit te shitjeve ne tregtine me pakice.

Shitjet per grupin e produkteve jo-ushqimore ne njesi tregtare te specializuara dhe jo te specializuara jane rritur 10,2% kundrejt te njejtes periudhe te vitit paraardhes.

/Top-Channel