INSTAT: “Shqiperia ka rritje ekonomike nga ndertimet dhe Callcenter”

Lidhur me artikullin:

Instituti i Statistikave njoftoi se ekonomia shqiptare u rrit me 2.98 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2015, krahasuar me te njeten periudhe te nje viti me pare. Ne dy tremujoret paraardhes, ate te parin dhe te dytin Prodhimi Kombetar ishte rritur respektivisht me 2.24 dhe 2.96 per qind. Kjo ben qe ne total, per nentemujorin e 2015-es rritja ekonomike te jete 2.74 per qind.

Nga erdhi rritja
Te dhenat e Instat tregojne se ne tremujorin e trete sektoret kyç qe udhehoqen rritjen ekonomike ishin ndertimi dhe aktivitetet profesionale dhe ato administrative. Sipas Instat, i vetem sektori ndertimi ka dhene gati gjysmen e rritjes ekonomike, perkatesisht 1.45 per qind ne shtesen totale te prodhimit. Burime nga Instat thane se kjo rritje rritja ne sektorin e ndertimit eshte e lidhur me investimet publike, veçanerisht ato ne ndertimin e qendrave urbane, nje projekt qe qeveria po realizon permes Fondit te Zhvillimit te Rajoneve.

Ne vendin e dyte, sektori qe ka gjeneruar rritjen me te madhe ekonomike per tremujorin e trete jane aktivitetet profesionale dhe ato administrative qe ndryshe njihen si sherbimet mbeshtetese te biznesit, te cilat kontribuan me 0.53 per qind ne rritjen totale te Prodhimit Kombetar . Ne kete dege, hyjne Call Center-at, studiot ligjore, agjencite e udhetimit dhe studiot e arkitekturore, te cilat sipas Instat kane kane gjeneruar rritje te forte ekonomike.

Bie bujqesia
Sektori i bujqesise nje nga deget qe qeveria e ka percaktuar si prioritet u rrudh per te katertin tremujor me radhe. Sipas Instat ne tremujorin e trete prodhimi bujqesor ra me 1.4 per qind krahasuar me nje vit me pare. Kjo ka bere qe efekti i bujqesise ne rritjen ekonomike te jete negativ, perkatesisht -0.28 per qind.

Nderkaq deget e tjera te rendesishme si Industria apo Tregtia kane patur rritje te paperfillshme ekonomike ne tremujorin e trete respektivisht 0.14 dhe 0.25 per qind krahasuar me nje vit me pare.