Institucionet ne Kosove per tre muaj kane shpenzuar gjysme milioni euro per teknologji

Mijera euro jane shpenzuar nga institucionet publike ne Kosove per blerjen e teknologjise, vetem gjate tre muajve te pare te ketij viti.
Shpenzimet me te medha kane shkuar per telefon, iPad, TV, laptop, kompjutere, makina fotokopjuese dhe programe softuerike, shkruan Gazeta Fjala.

Komuna e Fushe Kosoves ka shpenzuar me se shumti kete fillim vit, rreth 20 mije euro per pajisje te teknologjise informative, tender te cilin e ka ndare ne dy llote.

Per te parin ajo ka paguar 17 mije e 125 euro derisa per llotin e dyte per furnizim me pjese te tjera te imeta te teknologjise informative 2 mije e 497 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Bazuar ne te dhenat e publikuara ne uebfaqen e Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik (KRPP), te kontrolluara nga Gazeta Fjala vetem nga janari i ketij viti deri me 18 prill jane zhvilluar 9 aktivitete tenderuese per furnizim me teknologji.
Vlera e pergjithshme e te gjitha tendereve publike per kete periudhe eshte 52 mije 690 euro. Menjehere pas Fushe Kosoves, ne listen me shpenzimet me te medha radhitet Zyra e Auditorit te Pergjithshem. Ky institucion per furnizim me “160 IP telefona dhe instalimi i sistemit te centrales voip”, ka paguar plot 12 mije e 981 euro.

Me pak se 10 mije euro per teknologjine e informacionit harxhuan Agjencia Kadastrale e Kosoves, Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa, Komuna e Prishtines, Agjencia Pyjore e Kosoves, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise etj. Agjencia Kadastrale e Kosoves ka shpenzuar 6 mije e 200 euro per blerja e pajisjeve te TI per kete institucion aq sa ka shpenzuar edhe Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Veç se ky i fundit ka cekur se kjo shume eshte ndare per furnizim me telefona mobil.

Komuna e Prishtines eshte furnizuar me pajisje teknologjike per qendren e biznesit me TV smart, projektor dhe elemente tjera percjellese, per tere kete ajo ka shpenzuar 3 mije e 722 euro.

Agjencia Pyjore e Kosoves per mirembajtje dhe servise te teknologjise informative harxhoi 2 mije euro. Edhe Stacioni i Autobuseve ne Gjilan investoi rreth tre mije euro per Furnizim me Teknologji Informative dhe mirembajtjen e saj. Keto para u ndane per blerjen e Laptop, Printer, Toner, Tastatur, maus etj. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise per blerjen e tre Print/Coppy/ Scan per nevojat e zyres se arkivit harxhoi 915 euro.

Agjencia Kunder Korrupsionit kete fillim vit eshte pajisur edhe me nje Ipad Air ne vleren 460 euro. Nderkohe qe ne dhjetor te 2015-es kreu i ketij institucioni kishte shperblyer punetoret me te suksesshem me nga nje telefon. Vlera e krejt kesaj blerje ishte fiks 1 mije e 950 euro.

Radio Televizioni i Kosoves per blerjen e nje telefoni Mobil, ka paguar 790. Sipas pershkrimit te kontrates ky telefon mobil nevojitet per trajnim te gazetareve lidhur me xhirimin, montazhen dhe transmetimin live nga tereni permes telefonise mobile.

Blerja e teknologjise pa u analizuar nevojat

Kritika vazhdimisht jane adresuar ne drejtim te institucioneve te cilat shpenzonin shume ne pajisjet teknologjike. Edhe Auditori Gjeneral ne vitin 2011 pati nxjerr nje raport special i cili konstatonte se dhjetera milione euro jane shpenzuar nga institucionet publike per t’u pajisur me produkte te teknologjise informative te cilat jane blere pa u analizuar mire nevojat per furnizim. ZAP-i konstatonte parregullsite qe kishin ndodhur ne tri vitet e fundit gjate blerjeve se ketyre produkteve, qe sipas tyre institucionet kane mangesi ne planifikim, analizim te nevojave si dhe ne tenderim te pajisjeve te IT-se.

Sipas ZAP nje shume prej mbi 29 milione eurove eshte keqmenaxhuar nga institucionet ne Kosove per blerje te pajisjeve te teknologjise informative.

/Telegrafi