Inteligjenca njerezore varet nga asimetria e trurit

Studimi vjen nga George Washington University. Me rezonanca magnetike live, kerkuesit kane matur nivelet e asimetrise se trurit te 72 shimpazeve dhe 73 qenieve njerezore. Nese rritet asimetria e trurit rritet dhe aftesia intelektive. Truri njerezor ka nivele shume me te larta te asimetrise se trurit te shimpazeve.

Nje ndryshim qe mund te jete ne baze te diversitetit njohes mes njeriut dhe majmunit dhe superioritetit intelektual te njeriut. Zbulimi eshte i nje grupi kerkuesish nga George Washington University.

Sapo eshte publikuar ne nje artikull ne Proceedings of the Royal Society B. Kjo gje ben te ditur se truri njerezor eshte asimetrik strukturalisht dhe funksionalisht, por deri tani asimetria nuk ishte konsideruar ne lidhje me formen dhe funksionet celebrale te majmuneve.

Asimetria celebrale nuk eshte karakteristike me pak rendesi, por nje element thelbesor, sepse lejon cdo hemisfere te specializohet ne funksione te caktuara dhe te veproje ne menyre efikase ne nderveprimin e saj me ambjentin dhe shumellojshmerine e situatave qe propozon.

Duke perdorur rezonanca magnetike live, kerkimi ‘Increased morphological asymmetry, evolvability and plasticity in human brain evolution’, ka matur nivelet e asimetrise se trurit te 72 shimpazeve nga 6 deri ne 50 vjec dhe 73 njerezve nga 18 ne 60 vjec.

Studimi tregoi se truri i njeriut tregon nivele me te larta te asimetrise ne krahasim me te shimpazeve. Karakteristika qe evidentojne plasticitet me te madh te trurit te njeriut, tipar evolucionar thelbesor per zhvillimin e aftesive me te medha njohese te njeriut.