Inter dhe Mancini ne prag te divorcit perfundimtar

Lidhur me artikullin:

Inter dhe Mancini prane ndarjes. Konflikti mes paleve duket se ka arritur kulmin dhe Mancini mendohet se mund te largohet nga zikalterit brenda 48 oreve te ardhshme. Mancini ka dhe nje vit kontrate me klubin milanez por duket se marredhenia e tij me presidencen eshte tensionuar se tepermi. Trajneri ndihet i perjashtuar nga vendimet ne merkato dhe gjithashtu nuk shikon nje projekt serioz nga klubi dhe kjo gje po e shtyn qe te mendoje largimin nga stoli.

Nga Milano eshte nisur dhe drejtori sportiv, Ausilio, por ky i fundit veshtire se mund te arrije dicka konkrete pasi zera prane klubit raportojne per nje krisje te vertete mes paleve. Madje kete te hene, Inter anulloi dhe stervitjen qe kishte programuar per te zhvilluar ne New York, me pretekstin se skuadra ishte e lodhur nga udhetimi, por arsyeja e vertete mendohet se ka te beje pikerisht me te ardhmen e trajnerit, qe me shume gjasa mund te lete drejtimin e skuadres brenda 48 oreve te ardhshme.